Kufizimet për Kombinimet e Karaktereve të Targave të Personalizuara

You are here

  • Për targat e personalizuara me 5, 6 dhe 7 karaktere, është e detyrueshme të përdoren jo më pak se 2 (dy) karaktere alfabetike (shkronja), për të formuar kombinimin e targës;
  • Për targat me 5, 6 dhe 7 karaktere, është e detyrueshme të përdoren jo më pak se 2 (dy) karaktere numerike, për të formuar kombinimin e targës;
  • Numri maksimal i lejuar i karaktereve identike (alfabetike ose numerike), të vendosura në sekuencë të njëpasnjëshme, është 4 (katër);
  • Numri maksimal i kombinimeve me seri të përsëritura, nuk mund të jetë më shumë se 2 (dy) seri (si p.sh. X0X0, ABAB, etj.);
  • Shkronja “O” dhe numri “0”, si dhe shkronja “I” dhe numri “1”, të cilat pasqyrojnë ekuivalencë, nuk mund të vendosen në mënyrë të njëpasnjëshme në të njëjtin kombinim, për shkak të vështirësisë në interpretimin e targës;
  • Çdo simbol që nuk është shkronjë ose numër (si për shembull “-”, “.”, “@”, “#”, “$”, “&”, etj.) nuk mund të përdoret për kombinimin e targës;
  • Kombinimet që imitojnë formatet e targave të përdorura në të shkuarën, si për shembull “TR 0000 A”;
  • Kombinimet sipas formatit aktual të autoveturave, të cilat janë në përdorim ose përdorur më parë nga një mjet tjetër, pavarësisht nga lloji i mjetit (si për shembull “AA 000 AA”, etj.). Formati aktual i përdorur për autoveturat me kombinimin e karaktereve “AA 000 AA” (dy shkronja - tre numra - dy shkronja) nuk do të lejohet për përdorim në targat e personalizuara deri në kombinimin AD 999 ZZ.
  • Kombinimet që imitojnë formatet e targave, sipas kategorive të përshkruara në tabelën nr. III në vijim, nuk do të miratohen si targë e personalizuar:
  • Kombinimet që kanë ngjashmëri me një targë të personalizuar të lëshuar më parë, kur ndryshon vetëm 1 (një) karakter numerik ekuivalent (imitues i shkronjave), nuk do të lejohen, pasi shkaktojnë vështirësi në identifikimin ndërmjet dy targave (për shembull, nëse një targë është lëshuar me një shkronjë "S" në kombinimin e saj dhe një kërkesë identike është paraqitur duke zëvendësuar vetëm shkronjën "S" me një "5", ajo targë nuk do të miratohet. Nëse kombinimi i kërkuar përmban më shumë se një numër/shkronjë zëvendësuese, nuk do të ketë pengesë për pajisjen me targë, për sa kohë respektohen të gjithë kriteret e tjera. Për ilustrim, nëse është lëshuar një targë me kombinimin OFFICE, nuk do të pranohet një kërkesë për pajisje me targën OFF1CE, por mund të pranohet kombinimi 0FF1CE ose kombinimi OFF1C3).

Tabela 1

TARGA SIPAS LLOJIT DHE PËRDORIMIT TË MJETIT FORMATI
Targa e mjeteve rrugore të shërbimit taksi AA 000 T
Targa e motomjeteve AA 000
Shenja dalluese e identifikimit (targë ciklomotori) C AA 000
Targa provë e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqësore AA 0 PROV
Targa provë e motomjeteve A 0 PROV
Targa e përkohshme e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqësore dhe teknologjike AA 0 PRK
Targa e përkohshme për motomjetet A 0 PRK
Targa e mjeteve rrugore të trupit diplomatik CD 0000 A
Targa e motomjeteve të trupit diplomatik CD 00 AA
Targa e mjeteve rrugore të shërbimit të trupit diplomatik TR 0000 A
Targa e motomjeteve të shërbimit të trupit diplomatik TR 00 AA
Targa e makinave bujqësore AA MB 00
Targa e makinave teknologjike AA MT 00
Targa e rimorkiove AA R 000
Targa e rimorkiove bujqësore AA RB 00
Targa e rimorkiove teknologjike AA RT 00
Targa e mjeteve rrugore të policisë MB 000 AA
Targa e motomjeteve të policisë MB 00 A
Targa e mjetit të hershëm rrugor R 000 AA
Targa e motomjetit të hershëm rrugor R 00 AA
Targa e ciklomotorit të hershëm rrugor R 000 A
Targa e mjetit të hershëm rrugor të koleksionit K 000 AA
Targa e motomjetit të hershëm rrugor K 00 AA
Targa e ciklomotorit të hershëm rrugor K 000 A
Targat e automjeteve të shërbimit të konsujve të nderit HCC 0000

 

Kombinimet që imitojnë formatet e targave të lëshuar para datës 1.9.2010 (targa model i vjetër), me shenja sipas ndarjes administrative, të përcaktuar në shtojcën IX të VKM-së Nr. 153, datë 7.4.2000, të ndryshuar, sipas tabelës 4, si më poshtë, nuk do të miratohen si targë e personalizuar:

 

Tabela 2

Nr. Shenja Rrethi Nr. Shenja Rrethi Nr. Shenja Rrethi
1 BR Berati 13 ER Kolonja 25 PE Peqini
2 BZ Bulqiza 14 KO Korça 26 PR Permeti
3 MT Burreli 15 KR Kruja 27 DI Peshkopia
4 DL Delvina 16 KV Kuçova 28 PG Pogradeci
5 DV Devolli 17 KU Kukesi 29 PU Puka
6 DR Durresi 18 LA Kurbini 30 SR Saranda
7 EL Elbasani 19 LE Lezha 31 SH Shkodra
8 FR Fieri 20 LB Librazhdi 32 SK Skrapari
9 GJ Gjirokastra 21 LU Lushnja 33 TP Tepelena
10 GR Gramshi 22 MK Mallakastra 34 TR Tirana
11 HS Hasi 23 MA Malesia e Madhe 35 BC Tropoja
12 KJ Kavaja 24 MR Mirdita 36 VL Vlora

 

Formatet e targave janë:

Tabela 3

TARGAT SIPAS LLOJIT TË MJETIT FORMATI
Targë (shenjë) ciklomotori TR000A
Targë motomjeti TR000A
Targë mjeti buxhetor e privat TR0000A
Targë e mjeteve në shërbim taksi TR000A(TAXI)
Targë e përkohshme TR000AP
Targë e mjeteve të trupit diplomatik CD0000
Targë e mjeteve të shërbimit të trupit diplomatik TR0000
Targë e mjeteve të policisë POLICIA0000
Targë e mjeteve në provë TR000PR

Kufizimet ne permbajtjen e nje targe te personalizuar

  1. Gjuhë fyese, e turpshme dhe zhargon përçmues:

  • Gjuhë fyese, vulgare, poshtëruese, e turpshme, etj.
  • Zhargon fyes (në çdo gjuhë), mesazhe përçmuese, etj.
  1. Figura politike, personalitete, zyrtarë dhe funksionarë të Shtetit:

  • Shprehje të opinionit politik, përkatësisë partiake apo përkatësisë në organizata/lëvizje politike të ndaluara;
  • Mesazhe me kuptim negativ ose përçmues në lidhje me Shtetin dhe institucionet shtetërore;
  • Kombinimet që sugjerojnë në mënyrë të rreme përkatësinë ose përfshirjen në një institucion publik, trupa diplomatike (CD, HCC, etj.) dhe/ose organet e zbatimit të ligjit;
  • Referencë për figura apo personalitete të njohura;
  • Numrat e identifikimit të simboleve të punonjësve të policisë.
  1. Mesazhe dhune dhe veprimtarie kriminale:

  • Mesazhe ose kuptime që mund të lidhen me dhunën, si dhe me nxitjen e diskriminimit ose paragjykimit ndaj individëve;
  • Veprimtari të paligjshme ose kriminale të çdo lloji.
  1. Përmbajtje fetare:

  • Mesazhe fetare ose profane;
  • Përdorimi i figurave të adhuruara në fe të ndryshme, i titujve fetarë apo emërtimeve formale brenda fesë.
  1. Droga/alkooli:

  • Referencë për përdorimin ose shitjen e drogave të ligjshme ose të paligjshme;
  • Referencë për efektet e drogës ose alkoolit;
  • Fjalë të lidhura me alkoolin, duke përfshirë markat.
  1. Përmbajtje seksuale:

  • Mesazhe apo kuptime/nënkuptime seksuale.
  1. Diskriminimi i të drejtave të njeriut:

  • Mesazhe që shprehin përbuzje, tallje ose paragjykim të racës, fesë, origjinës etnike, prejardhjes, vendit të origjinës, shtetësisë, besimit, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, moshës, statusit social, statusit familjar, karakteristikave fizike, aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike.
  1. Qartësia dhe lexueshmëria për zyrtarët e zbatimit të ligjit:

  • Kombinimet që gjykohen të vështira për t’u lexuar/interpretuar. Këtu përfshihen edhe kombinimet me më shumë se 4 karaktere identike në sekuencë të njëpasnjëshme, seritë e përsëritura, ose kombinimet shkronjë + numër zëvendësues, të vendosura në sekuencë të njëpasnjëshme;

Komisioni i censurës

Komisioni i Censurës ka si funksion kryesor konfirmimin e klasifikimit të kërkesave për targa të personalizuara, si dhe censurimin e kombinimeve që bien në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në Rregullore. Komisioni i Censurës formohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm.