Aplikim për Leje Drejtimi për herë të parë/shtesë kategorie

You are here

Paraqitja dhe dokumentacioni

Qytetari paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR), ku është shpallur fitues në provën e praktikës dhe dorëzon dokumentet e mëposhtme:

  • Dokument identifikimi i vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
  • Leja e drejtimit ekzistuese ose vërtetim denoncimi në rast humbjeje (vetëm në rastet e shtesës së kategorisë;
  • Foto 4 x 5 cm (opsionale) për pajisje me “Kopje përmbledhëse të Lejes së Drejtimit” për qarkullim të përkohshëm (sipas kërkesës së qytetarit).

Marrja e fotos dhe shkrimit

Aplikantit

  • i merret fotografia digjitale;
  • i merret shkrimi elektronik (emër dhe mbiemër) në pajisjen elektronike. Këto të dhëna pasqyrohen në lejen e drejtimit.

Tërheqja e lejes së drejtimit bëhet pranë DRSHTRR-së ku bëhet aplikimi.

  • DRSHTRR Tiranë: brenda 30 minutave
  • DRSHTRR të tjera: brenda 5 ditëve

Tarifa e pajisjes me leje drejtimi: 4500 lekë.

Tarifë transferimi dosjeje: 1,000 lekë (vetëm nëse aplikimi bëhet në DRSHTRR tjetër të ndryshme nga vendbanimi)