Njoftim për pozicionin vakant “Specialist i Arkivës”, në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në DRSHTRR Korçë

You are here

Njoftim për pozicionin vakant “Specialist i Arkivës”, në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në DRSHTRR Korçë

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për pozicionin vakant “Specialist i Arkivës”, në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në DRSHTRR Korçë.

Aplikantët që shprehin interesin për të aplikuar në pozicion vakant duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptar;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të mos jenë në proces hetimi ose gjykimi, për ndonjë vepër penale;
  5. Preferohet të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës dhe të njohin mirë legjislacionin për regjistrimin e mjeteve;
  6. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi nëse janë në marrëdhënie pune;
  7. Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;

Kritere specifike:

  1. Të kenë kryer ciklin e parë ose të dytë të studimeve universitare;
  2. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;

Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkangjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, online, dorazi ose me postë deri në datën 10.06.2026: 

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm apo aktual, mbi performancën e aplikantit;
  3. Jetëshkrim (CV) me foto personale, (CV duhet të jenë në formatin europass shqip, me foto);
  4. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  5. Lejedrejtimi (nëse ka);
  6. Certifikatë personale;
  7. Certifikatë familjare;
  8. Vërtetim që nuk keni çështje gjyqësore në gjykim;
  9. Vërtetim që nuk keni çështje në hetim nga prokuroria;
  10. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
  11. Raport i Aftësisë në Punë;
  12. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  13. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  14. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (nëse ka);
  15. Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
  16. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme;

Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet konkurimi:

  1. Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  2. Ligji Nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar;
  3. Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”;
  4. Ligji nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”;
  5. Ligji nr. 10/2023 “Për Informacionin e Klasifikuar”;
  6. Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”;
  7. VKM nr. 874, datë 29.09.2021 “Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike;
  8. Përdorimi i programeve kompjuterike (Word, Excel, Outlook);

Mosparaqitja e dokumenteve të sipërcituara brenda afatit të përcaktuar, përbën shkak për skualifikimin nga procesi i aplikimit. Për ato dokumente që kanë afat vlefshmërie, kërkohet që të jenë lëshuar brenda 3 (tre) muajve nga data e këtij aplikimi.

 

Afati i Aplikimit: 
10/06/2026