Përjashtimet nga Pagimi i Taksës Vjetore të Mjeteve të Luksit

You are here

Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të luksit:

  • mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit;
  • personat fizikë apo juridikë, të cilët deklarojnë se nuk do të qarkullojnë me mjete në pronësi të tyre gjatë vitit kalendarik, përkohësisht vetëm një herë brenda një viti kalendarik, ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe që dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit, me kusht që të kenë paguar detyrime të prapambetura, nëse kanë;
  • Pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara ose të lëna në ruajtje me vendim të gjykatës, të prokurorisë, për periudhën në të cilën mjeti ose dokumentacioni i mjetit ka qenë i bllokuar dhe pagesat e taksës së mjeteve të vjedhura, të djegura, të shkatërruara nga aksidentet, të vërtetuara nga organet e prokurorisë.
  • të gjitha detyrimet e prapambetura të taksës së përvitshme dhe të regjistrimit të mjeteve luksoze të sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ose Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit për qëllime përdorimi apo rishitjeje.