KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
MARRJE E AMBIENTEVE ME QIRA PËR ZYRËN E SHËRBIMEVE POGRADEC
Me qëllim vazhdimin e punës në Zyrën e Shërbimeve Pogradec për ambientet e zyrave ku ushtrohet veprimtaria e DRSHTRR Korçë, kërkojmë të fillojmë proçedurat duke zbatuar të gjitha aktet ligjore e nën ligjore në fuqi për marrjen me qera të ambjenteve ,për ushtrimin e aktivitetit të Drejtorisë tone.
Zyra të jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit ku të ketë komunikim me rrugët urbane kryesore, sipërfaqja e objektit të jetë jo më pak se 50 m 2, kushte të nevojshme si të ketë facilitate të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme ( lidhja me enrgji elektrike, ujësjellës kanalizime,telefoni,internet.
Në rast se ju dispononi një ambient që plotëson kriteret e mësipërme dhe mund të merret me qira nga DRSHTRR-Korce jeni të lutur të shprehni interesimin tuaj nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm:
• Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
• Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2, me afat 1-vjeçar;
• Deklaratën noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konftikt me palë të treta;
• NIPT/NUIS-i certifikata e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit të subjektit në QKB (në rast se është person fizik apo juridik);
• Fotokopje e letër njoftimit elektronik;
• Vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore nëse është subjekt juridik;
• Vërtetim nga njësia vendore përkatëse se nuk ka detyrime për taksat vendore;
• Kartela e pasurisë të jetë e rifreskuar brenda 3 muajve të fundit;
• Planimetrinë e zgjidhjes teknike për sipërfaqen që jepet me qira, nëse është rasti;
• Deklaratë për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe kërkesave të kërkuara.
Mos paraqitja e njërit prej dukumentave të mësipërme, përmban kusht skualifikues.
Komisioni i negocimit rezervon të drejtën për verifikimin ne vend të ambientit me kriteret e kërkuara para marrjes se një vendimi përfundimtar.
Të interesuarit të depozitojnë dokumentat e pronës, çmimin e ofertës brenda datës 09.09.2026.
Për sa më sipër kërkojmë të bëhet shpallja në faqen zyrtare të internetit të dpshtr.gov.al me specifikimet e sipërpërmendura.