Pozicione vakante për shërbimin e kontrollit teknik

You are here

Afati për këtë njoftim ka përfunduar me datë 21.03.2021!

Pozicione vakante për shërbimin e kontrollit teknik

 

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për pozicionet vakante për shërbimin e kontrollit teknik. Aplikanët të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR.

 

Kritere specifike:

  1. Të jenë shtetas shqiptarë;
  2. Të jenë diplomuar në profilin e inxhinierisë mekanike ose teknik mekanik transporti;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Përparësi kanë kandidatët me eksperiencë në sektorin e transportit dhe që paraqesin referenca pozitive nga punëdhënësit e mëparshëm.

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale, si dhe specifikon drejtorinë rajonale ku është i interesuar të punojë;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale;
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo aktual mbi performancën e aplikantit dhe komunikimit etik të tij;
  6. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
  7. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore;
  8. Dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaportë / letërnjoftimi ID);
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

 

Shënim:

  • Aplikantët duhet të dorëzojnë pranë DPSHTRR ose drejtorive rajonale përkatëse dokumentacionin e mësipërm deri më datë 21 mars 2021.
  • Aplikantët mund të aplikojnë dhe të dërgojnë dokumentacionin e mësipërm elektronikisht përmes adresës zyrtare të e-mail: dpshtrr@dpshtrr.gov.al.
  • Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e përgjithshme dhe specifike të procedurës për plotësimin e pozicioneve vakante, do të njoftohen dhe do të vazhdojnë më tej procesin e rekrutimit.
Afati i Aplikimit: 
21/03/2021