Poligoni Publik i Testimit Praktik Tiranë

You are here

Poligoni Publik i Testimit Praktik Tiranë


Përshkrimi i projektit

Ky investim do të përfshijë:

  • Poligonin e parë publik të testimit praktik për pajisjen me Leje Drejtimi;

  • Qendrën e parë Edukative Digjitale dhe Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi;

  • Objektin e shërbimit, si dhe ambiente ndihmëse;

  • Hapësira që do të shërbejnë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.

Të dhëna teknike të projektit

  • Pistat e Testimit  2,600 m2;

  • Objekt Shërbimi  320 m2;

  • Parkim i Jashtëm 900 m2;

  • Sipërfaqe e Gjelbëruar  680 m2;

  • Sipërfaqe me Trotuar  600 m2;

  • Asfaltim total, Pistat e Testimit dhe Parkimi 3,700 m2;

  • Sipërfaqe e truallit  5,840 m2.

Detaje mbi pistat e testimit

  • Pista e testimit me kapacitet për 6 testime automjetesh në të njëjtën kohë;

  • Dy pista testimi për motorat;

  • Pistat do të jenë me sinjalistiken e duhur horizontale dhe vertikale;

  • Pistat do të kenë zona pritjeje që do të shoqërohen me ulëse, tenda hijëzimi, si dhe kosha mbeturinash;

Detaje mbi Parkimin e Jashtëm

  • Do të jetë në funksion të objektit, si dhe të qytetarëve;

  • Hapësira për karikim të automjeteve elektrike;

  • I survejuar me sistem kamerash;

  • Hapësira të mirëndriçuara në mënyrë që shërbimi të jetë i mundur dhe natën;

  • Sheshi do të rrethohet me zona të gjelbëruara për një shërbim sa më cilësor.

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”