Pozicion vakant për Specialist, në Sektorin e Kontrollit Operacional

You are here

Pozicion vakant për specialist, në sektorin e kontrollit operacional

 

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për pozicionin vakant specialist, në Sektorin e Kontrollit Operacional, në Drejtorinë e Kontrollit Teknik të Mjeteve dhe Mbikëqyrjes së QKT-ve.

 Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptarë;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Përparësi kanë kandidatët me eksperiencë në sektorin e transportit dhe që paraqesin referenca pozitive nga punëdhënësit e mëparshëm;

 

Kritere të veçanta për pozicionin specialist, janë si më poshtë:

  1. Të jenë diplomuar në profilin e inxhinierisë mekanike;
  2. Të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me fushën e transportit rrugor;
  3. Të kenë njohuri të gjuhës angleze, përben avantazh;
  4. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi;
  5. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;
  6. Të kenë eksperiencë pune, në profesion;
  7. Të jenë të gatshëm që për nevoja operacionale edhe në përgjigje të politikave të institucionit të ngarkohen me detyra të tjera, emërohen apo transferohen po në të njëjtin profesion;

*Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë deri më datë 17.09.2021.

 

Dokumentacioni:

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale;
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo aktual mbi performancën e aplikantit dhe komunikimit etik të tij;
  6. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
  7. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore;
  8. Dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaportë / letërnjoftimi ID);
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme. 

 

Shënim: 

Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e përgjithshme dhe specifike të procedurës për plotësimin e pozicionit vakant, do të njoftohen dhe do të vazhdojnë më tej procesin e rekrutimit.

 

Konkurimi:

Do të zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak i dokumentacionit justifikues për plotësimin e kritereve;
  2. Intervista e strukturuar me gojë.

Fusha e njohurive, aftësitë edhe cilësitë që do të vlerësohen në një intervistë janë në fushën e legjislacionit për transportit rrugor.

 

Afati i Aplikimit: 
17/09/2021