Rezervo Online Takimin në Sportel për Shërbime për Lejedrejtimin

You are here

Ky shërbim ofrohet VETËM për drejtuesit e mjeteve të Transportit Ndërkombëtar të Mallrave

Shërbimet për lejedrejtimin do të ofrohen aktualisht vetëm për drejtuesit e mjeteve të Transportit Ndërkombëtar të Mallrave. Pasi të aplikoni për shërbimin, do të kontaktoheni në numrin tuaj të celularit/e-mail nga stafi jonë dhe më pas do paraqiteni pranë sporteleve tona në oraret e kufizuara të shërbimit.

 

Për DRSHTRR Tiranë (NSHRAK), Durrës dhe Fier:

  • Në këto tre drejtori, shërbimet për lejedrejtimin do të ofrohen VETËM nëse drejtuesi i mjetit të Transportit Ndërkombëtar të Mallrave ka aplikuar më parë dhe ka marrë përgjigje për paraqitjen në sportel.
  • Shërbimi funksionon vetëm me rezervim online për të menaxhuar më mirë radhën.
  • Orari i shërbimit: E Hënë – E Premte, 07:00-12:30 (sipas orarit të përcaktuar pas aplikimit)                 

Për drejtoritë e tjera rajonale:

  • Shërbimet për lejedrejtimin për drejtuesit e mjeteve të Transportit Ndërkombëtar të Mallrave në drejtoritë e tjera rajonale, ofrohen direkt me shërbim në sportel (pra, pa nevojë rezervimi paraprakisht).
  • Orari i shërbimit: Vetëm ditën e Hënë dhe ditën e Enjte, 07:00-12:30

 

VINI RE!

  • Qytetarët që paraqiten në sportel duhet të respektojnë radhën dhe distancën prej të paktën 2 metra nga njëri-tjetri, të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
  • Është përgjegjësi e individëve lëvizja në orarin e rezervuar!
  • DPSHTRR nuk është përgjegjëse në rast ndalimi apo penalizimi nga Policia e Shtetit!
  • Orari policor i lëvizjes 5:00 - 13:00 është detyrues!

 

Të dhënat e drejtuesit të mjetit
Të dhënat e subjektit ku punoni
Ngarko Dokumenta (Foto ose PDF)
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png pdf doc docx.
Files must be less than 5 MB.
Allowed file types: gif jpg jpeg png pdf doc docx.
*Kujdes! Deklarimi i rremë ju ngarkon me përgjegjësi administrative, civile dhe penale sipas përmbajtjes së Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.3.2020.

Unë i/e nënshkruari/a në dijeni të përgjegjësive penale që rrjedhin nga deklarimi dhe paraqitja e të dhënave e rrethanave të rreme, nën përgjegjësinë time personale deklaroj se të dhënat e paraqitura në këtë formular janë të vërteta. Në respektim të Ligjit nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" unë autorizoj me vullnetin tim të lirë institucionin, të përpunojë dhe të përdorë të dhënat e mia personale, për qëllimin e marrjes së shërbimit dhe efekte statistikore.
Njoftojmë se autorizimi i mëposhtëm është vullnetar.