Aksidente Rrugore gjatë vitit 2021!

You are here

Analizë mbi sigurinë rrugore, aksidentet rrugore për Janar-Dhjetor 2021!
1,376 aksidente rrugore gjatë vitit 2021, -8.1% më pak aksidente krahasuar me vitin 2019!
1,860 qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore gjatë vitit 2021, -9% më pak të aksidentuar krahasuar me vitin 2019!
291 aksidente shkaktuar nga drejtues mjeti nën 25 vjeç -6% më pak se në vitin 2019!
27% e aksidenteve shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç -16% më pak se në vitin 2019!
KEMI SHOFERË TË RINJ MË TË KUJDESSHËM!
197 viktima nga aksidentet rrugore gjatë vitit 2021, -13.2% më pak viktima krahasuar me vitin 2019!
170 viktima të shënuara nga aksidentet si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, -13.7% më pak krahasuar me vitin 2019!
Më shumë mjete e drejtues mjeti më pak aksidente e ulje indeksesh fataliteti!
2.7 indeksi i vdekshmërisë për 10,000 mjete në vitin 2021! -67% ulja e vdekshmërisë për 10,000 mjete në qarkullim krahasuar me vitin 2010 ose ulje e indeksit me -5.6 vdekje!
1.8 indeksi i vdekshmërisë për 10,000 drejtues mjeti! -69% ulja e vdekshmërisë për 10,000 drejtues mjetesh, krahasuar me 2010 ose ulje e indeksit me -4.1 vdekje!
Udhëto me kujdes! Mbro veten, pasagjerët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës!
KUJDES! 210 aksidente të shkaktuara nga sjellja e këmbësorëve si shkak “kalim rruge pa kujdes”, +16.7% më shumë krahasuar me vitin 2019!
Këmbësor! Respekto rregullat e përdorimit të rrugës dhe sinjalistikën!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga