Automotive Fair Albania- Edicioni i Parë i Panairit të Industrisë Automotive në Shqipëri

You are here

Automotive Fair Albania- Edicioni i Parë i Panairit të Industrisë Automotive në Shqipëri

Në ambjentet e Expocity në Tiranë përgjatë datave 17-19 Qershor 2022, u zhvillua Automotive Fair Albania, organizuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Automotive Fair Albania është edicioni i parë i panairit të industrisë automotive në Shqipëri, për publikun e vendit dhe rajonit.

Ky panair shërbeu si një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore në trojet shqipfolëse, dhe si një urë ndërlidhëse midis të gjithë operatorëve dhe aktorëve të industrisë së automobilizimit, duke ofruar mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, promovimi dhe njohje. Ndërkohë aktivitetet e përcaktuara në program e sollën në një dimension tjetër pasioinin për automotorizimin, teknologjinë dhe modernitetin, për mjetet me vlera historike dhe tema të ndjeshme si siguria rrugore dhe mjedisi. 

Qëllimi i këtij eventi ishte stimulimi i investimeve të huaja në industrinë e automobilizmit, krahas identifikimit të fushave të novacionit ku do të mundësohet dhe lidhja e praktikantëve dhe profesionistëve të rinj me subjeket pjesëmarrëse. Rrjeti i operatorëve vendas e rajonalë, prezantuan produkte dhe shërbime që ata ofrojnë, ndërsa prezenca e ekspertëve ndërkombëtarë shërbeu si një mundësi unike për shkëmbim përvojash, shikueshmëri, bashkëpunime të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtarizimi që erdhi në momentin e duhur. 

Të 6 forumet që u mbajtën u kushtuan vëmendje të veçantë mjeteve elektrike, zhvillimit të qëndrueshëm, dixhitalizimit të bizneseve, Sigurisë Rrugore dhe ndërgjegjësimit;

Në hapësira të veçanta të Expocity, panairi u animua nga aktivitete motorsporti, car meeting, ekspozim i mjeteve Retro me muzikë dhe argëtim. 

Qëndrojmë në pritje të Panairit të Vitit – Automotive Fair Albania 2023!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”