RETRO Albania Anëtarësohet në FIVA

You are here

RETRO Albania Anëtarësohet në FIVA

Super lajmi që zbukuroi 23-vjetorin e krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe 3-vjetorin e Retro Albania këtë Nëntor!  

FIVA, Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Antike miratoi në kohë rekord aplikimin e Retro Albania, për anëtarësimin në familjen mbarëbotërore për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e mjeteve historike, ku bëjnë pjesë 109 shtete dhe një flotë prej mbi 1.5 milionë mjete koleksioni. 

Delegacioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, enti iniciator dhe themelues i Retro Albania, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIVA (e themeluar në vitin 1966, si përfaqësim i miliona entuziastëve të mjeteve historike në mbarë globin, partnere e UNESCO prej vitit 2017, duke përfaqësuar trashëgiminë botërore të automobilizmit) në Sofie, Bullgari, ku Presidenti i FIVA, Z. Tiddo Bresters, iu lexoi të pranishmëve edhe një mesazh përshëndetës nga Shqipëria pas njoftimit zyrtar të hyrjes së Retro Albania me të drejta të plota në FIVA.

Anëtarësimi kaq i shpejtë, vetëm tre vjet nga lindja e Retro Albania, me në mes pandeminë e karantinën, flet për punën e shkëlqyer të ekipit tonë që administron sektorin Retro, pasionin e zjarrtë të komunitetit shqiptar të mjeteve historike dhe dosjen e suksesshme të aplikimit tonë, falë portofolit të pasur e impaktit të mrekullueshëm të aktiviteteve të kryera dhe aspektit rregullator e teknik.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon,  FIVA - Fédération Internationale des Véhicules Ancien,  Komunitetin Shqiptar Retro dhe Retro Albania!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga