Ambasadorët e Sigurisë Rrugore – Blendi Fevziu mesazh sensibilizues ndaj mospërdorimit të alkolit në timon

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon gazetarin Blendi Fevziu, i cili pranoi menjëherë ftesën për të qenë Ambasador i Sigurisë Rrugore duke ndarë me publikun këtë mesazh kaq të rëndësishëm për udhëtimin e sigurt me mjet.

• A e dini se 1 nga 3 aksidente rrugore me pasojë vdekjen shkaktohet nga përdorimi i alkoolit në timon?

• Askush nuk mund të konsumojë alkool dhe më pas të ngasë makinën në mënyrë të sigurt, edhe nëse është një drejtues mjeti me përvojë.

• Nëse duhet të udhëtoni pasi keni pirë alkool, tregohuni të përgjegjshëm: mos e ngisni makinën! Merrni një taksi ose kërkojini një miku të ngasë makinën në vendin tuaj.

• Mendoni edhe për njerëzit që ju rrethojnë: mos i lejoni miqtë tuaj të ngasin makinën nëse kanë pirë alkool!

Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore!
Jep kontributin tënd, shpëto jetë!

www.dpshtrr.gov.al

#BlendiFevziu #AmbasadorëTëSigurisëRrugore #UdhëtojmëTëSigurt #ShpëtoJetë #DPSHTRR #MIE#JoAlkoolitNëTimon

Video: 

DPSHTRR: Blendi Fevziu, mesazh drejtuesve të mjeteve: “Mos konsumoni alkool kur udhëtoni me mjet!”