DPSHTRR Buzëqesh - Nis vaksinimi për personelin e drejtorisë së përgjithshme

Data e lajmit: 04 Jun 2021

Javën e kaluar morën dozën e parë të vaksinës personeli i drejtorive rajonale të DPSHTRR-ës, ndërsa ditën e djeshme, pjesë e vaksinimit u bënë edhe subjektet e transportit ndërqytetës dhe stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. 

Falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vijon imunizimi i subjekteve të transportit rrugor kundër Covid-19.

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë vaksinatorët, për punën e palodhur dhe për energjinë pozitive që përçojnë çdo ditë në shërbim të jetës.

#DPSHTRR #MIE #MSHMS #ShqipëriaBuzëqesh #DPSHTRRBuzëqesh