DPSHTRR, e angazhuar me kapacitet të plotë për t’ju përgjigjur fluksit të shtuar të kërkesave

You are here

DPSHTRR, është e angazhuar me kapacitet të plotë dhe në gatishmëri duke punuar edhe me orare të zgjatura, në Drejtorinë Rajonale Tiranë dhe të gjithë Drejtoritë e tjera, për t’ju përgjigjur fluksit të shtuar të kërkesave si pasojë e festave zyrtare gjatë muajit Mars dhe rritjes së paparashikuar të importit të mjeteve.

Për një prezantim më të qartë të situatës, rezulton se regjistrimet për herë të parë të mjeteve rrugore në sportelet tona në të gjithë Drejtoritë Rajonale janë 7,508 mjete për muajin Mars 2024, mesatarisht 178 regjistrime në ditë, një rritje e konsiderueshme +8% krahasuar me muajin Shkurt 2024 dhe +13% krahasuar me muajin Janar 2024. Periudha Janar-Mars 2024 rezulton +46% krahasuar me Janar-Mars 2023.

Vetëm në DRSHTRR Tiranë, janë kryer 45% e të gjithë regjistrimeve për herë të parë e mjeteve rrugore. Trendi i regjistrimeve për herë të parë për muajin Mars 2024, me një mesatare prej 189 regjistrime në ditë, tregon një rritje jo të zakonshme me +39% krahasuar me muajin Shkurt 2024 dhe +52% krahasuar me muajin Janar 2024.

Gjithashtu, mjetet rrugore të importuara për muajin Mars 2024 rezultojnë të kenë një rritje me +20% krahasuar me muajin Janar 2024.

DPSHTRR sugjeron:

DPSHTRR, vlerëson mirëkuptimin tuaj dhe kërkon bashkëpunim përgjatë kësaj periudhe për t'ju shërbyer në mënyrë efikase dhe të menjëhershme!

Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe që jeni pjesë e zhvillimit të Automotorizimit Shqiptar!

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”