DPSHTRR - Rregullat strikte anti-covid që duhet të ndiqni nëse do të merrni shërbim në sportel

You are here

 Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së me rregulla strikte për zbatimin e protokollit higjieno-sanitar të COVID-19.

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve:

Ju lutemi të paraqiteni pranë sporteleve tona të pajisur me maska! Certifikata e vaksinimit, nuk përbën përjashtim në mbajtjen e maskës.

Shmangni radhën e pritjes duke rezervuar online takimin në sportel (DRSHTRR Tiranë-Kashar dhe DRSHTRR Durrës): www.dpshtrr.gov.al

Respektoni radhën dhe distancën 1.5-2 metra nga njëri-tjetri!

Dezinfektoni duart dhe shmangni kontaktin!

DPSHTRR bën thirrje të bëheni pjesë e Programit Kombëtar të Vaksinimit! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe mbron shëndetin!

MBRONI VETEN DHE TË TJERËT!

#DPSHTRR #MIE #COVID19 #MbroniVeten #MbroniTëTjerët


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”