Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për festën e "1 Qershorit" uron të gjithë fëmijët, të kalojnë një festë të gëzueshme me buzëqeshje dhe dashuri.

Prej më shumë se dy vitesh, kjo drejtori ka ndërmarrë një sërë nismash dhe fushatash për edukimin e brezave, me kulturën e lëvizjes dhe rregullat e trafikut, si një domosdoshmëri për t’u rritur të sigurt dhe sa më aktiv, e fizikisht të shëndetshëm.

Në veçanti, projektit edukativ të sigurisë rrugore i është dhënë një vëmendje e madhe, duke zhvilluar orë edukuese dhe ndërgjegjësuese në shkollat 9 vjeçare, jo vetëm të kryeqytetit por edhe në shkollat në rrethet e tjera të vendit tonë.

Që nga idejimi i këtij projekti e deri më tani janë zhvilluar 116 aktivitete të këndit të sigurisë rrugore në çdo qytet, me plot 7141 fëmijë pjesëmarrës, kuriozë për të mësuar.  

Domosdoshmëria për materiale edukative mbi sigurinë rrugore, ka shtyrë Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të krijojë dhe botojë përmbledhje me koncepte bazë për edukimin rrugor, të përshtatura sipas grupmoshave të ndryshme, me anë të të cilave hedhin hapa për ndërgjegjësimin e brezave dhe rritjen e përgjegjshmërisë në rrugë.

Edukimi rrugor për të njohur tabelat dhe rregullat bazë të qarkullimit rrugor, duhet të nisë që në fëmijëri përmes lojës interaktive e argëtimit, për një të nesërme më të sigurt e breza më të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm në rrugë.

Për të mësuar më shumë mbi aktivitetet edukative të sigurisë rrugore, vizitoni:

www.dpshtrr.gov.al

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga