Kërkesë për shprehje interesi - DRSHTRR Korçë

You are here

Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Korçë për vazhdimin e funksionimit të aktivitetit të saj në qytetin e Pogradecit kërkon të marrë ambient me qira në qytetin e Pogradecit. 

Kërkojmë që ambienti të jetë i përshtatshëm për funksionimin e dy sporteleve të shërbimit me qytetarët. 

Zyra të jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit ku të ketë komunikim me rrugët urbane kryesore, sipërfaqja e objektit të jetë jo më pak se 50 m2, kushte të nevojshme si të ketë facilitate të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme (lidhja me energji elektrike, ujësjellës kanalizime, telefoni, internet). 

Të interesuarit të depozitojnë dokumentat e pronës, çmimin e ofertës brenda datës 13.09.2022.

Publikuar me datë 07.09.2022

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga