KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR MARRJEN ME QIRA TË PASURISË PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT TË DREJTORISË RAJONALE TË SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR BERAT (ZYRA E SHËRBIMEVE ÇOROVODË)
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor është e interesuar të marrë me qira godinë/objekt për ushtrimin e veprimtarisë se Zyrës së shërbimeve Çorovodë, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
1- Afati i marrjes me qira të ambientit do të jetë për 1 vit (12 muaj).
2- Të jetë objekt ndërtimor me sipërfaqe 40 -50 m2.
3- Ambienti të ndodhet në Lagjen “Çlirim” Çorovodë, pra në qendër të Qytetit të Çorovodës.
4- Preferohet që ambienti të jetë në katin përdhe teknik. Në rast se ambienti ndodhet më lart se kati përdhe teknik, preferohet të jetë i pajisur me ashensor ose rampa.
5- Ambienti preferohet të jetë afër bankave të nivelit të dytë.
6- Hyrjet dhe daljet në ambient (duke përfshirë këtu dyer dhe dritare) të jenë të siguruara me dyer,dryna të fortë dhe të sigurt.
7- Ambienti duhet të ketë të gjitha instalimet elektrike, ujësjellës,kanalizime si dhe të ketë facilitete te lidhjes me rrjetet inxhinierike te jashtme (telefoni,internet). Në objekt të jetë i siguruar furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike.
8- Ambienti të ketë tualet, të pajisuar me hidrosanitaret si dhe furnizim me ujë .
9-Ambienti duhet të ketë mundësi ajrimi si dhe kushte higjeno sanitare të mira, duke ofruar në tërësinë e tij imazhin e një zyre shërbimi funksionale dhe në shërbim të sa më shumë qytetarëve.
Në rast se ju dispononi një ambient që plotëson kriteret e mësipërme dhe mund te merret me qira nga DRSHTRR-Berat, jeni të lutur të shprehni interesimin tuaj nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm :
Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
- Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2, me afat 1-vjecar.
- Deklaratën noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konflikt me palë të treta;
- NIPT/NUIS-i, certifikata e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit të subjektit në QKB; në rast se është person fizik apo juridik.
- Fotokopje e letërnjoftimit elektronik.
- Vërtetimi nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore.
- Vërtetim nga njësia vendore përkatëse se nuk ka detyrime për taksat vendore.
- Dokumentacion vërtetues certifikatë/vertetim pronësie, kartelë dhe harte treguese të pasurisë që pretendohet të jepet me qera ose aktmarrëveshje për administrimin e pronës në rast se ofertuesi nuk është i njëjtë me pronarin. Kartela e pasurisë të jetë e rifreskuar brenda 3 muajve të fundit.
- Planimetrinë e zgjidhjes teknike për sipërfaqen që jepet me qera.
- Deklarata për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe kërkesave të kërkuara.
Komisioni i negocimit rezervon të drejtën për verifikimin ne vend të ambientit me kriteret e kërkuara para marrjes se një vendimi përfundimtar. Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.
Oferta duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat me adresë: Lagjia “Baki Gjebrea”, pranë ish Parkut të Autobusëve Berat , tel : 032234945 , e-mail:drberat@dpshtrr.gov.al
Afati kohor për dorëzimin e ofertës konkurruese do te jete brenda 10 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i këtij njoftimi.
Publikuar sot më datë 27.01.2021.