Kërkesë për Shprehje Interesi - Marrje të ambienteve me qira

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të interesuarit/ofertuesit se kërkon të marrë me qira objekt/godinë ndërtimor për ushtrimin e veprimtarisë së administratës së këtij institucioni, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

Objekti/godina duhet të jetë në kushte të mira përdorimi, e shtruar me pllaka ose parket, e lyer, me dyer të brendshme e të jashtme dhe dritare sipas standardit, në tavane të ketë ndriçim dhe çelsa për komandimin e tyre, të ketë instalim elektrik dhe informatik për kapacitetin e punonjësve të administratës, të jetë me një sipërfaqe rreth 1500 m2, e lirë për një afat prej/rreth 24 muajsh, mundësisht të ndodhet rreth/brenda unazës së vogël Tiranë, e shoqëruar me dokumente ligjor.

Poseduesit e objektit/godinës me një sipërfaqe rreth 1500 m2 duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Dorëzimin e certifikatës/vërtetimit të pronësisë së objektit/godinës (kartela dhe harta treguese të jetë e tre muajve të fundit);
  • Sipërfaqja e objektit/godinës preferohet të jetë, jo në bashkëpronësi;
  • Deklaratë noteriale nga pronari i objektit/godinës që nuk ka konflikt me palë të treta; 
  • Të ketë shlyer detyrimet e taksave vendore, në zbatim të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar; 
  • Të mos ketë detyrime ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT); 
  • Objekti/godina të jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit të DPSHTRR-së; 
  • Në afërsi të objektit/godinës të ketë vende parkimi, duke marrë në konsideratë numrin e madh të punonjësve, si dhe të sigurojë minimumi 8 (tetë) vende parkimi të përfshirë në çmim për mjetet në pronësi të DPSHTRR-së; 
  • Të ketë furnizim me ujë pa ndërprerje; 
  • Të ketë energji elektrike 24 orë, si dhe gjenerator gjendje në rast ndërprerje të energjisë, (e domosdoshme edhe pas orarit zyrtar të punës për funksionimin e pajisjeve); 
  • Të ketë të instaluar dhe funksional sistemin e kondicionimit Ngrohje/Ftohje në të gjithë hapësirën dhe të përfshijë mirëmbajtjen e pajisjeve për të gjithë periudhën e qirasë; 
  • Të jetë i pajisur me rampa apo ashensor (kur nuk është kati përdhe teknik) për aksesin e  personave me aftësi të kufizuar; 
  • Në rast se ambienti ndodhet më lart se kati përdhe teknik, preferohet të jetë i pajisur me ashensor; 
  • Të ketë sistem monitorimi me kamera 24 orë, në ambietet e jashtme të objektit/godinës dhe brenda objektit/godinës në hapësirat e lejuara, në zbatim të legjislacionit në fuqi;  
  • Të ketë tualete, jo më pak se 5, të pajisuara me të gjitha hidrosanitaret; 
  • Të përfshihet mirëmbajtja e objektit dhe pajisjeve gjatë gjithë periudhës së qirasë; 
  • Të ketë minimum një server room ku terminojnë të gjitha lidhjet e rrjetit Lan. 

 

Sipërfaqja e objektit/godinës, duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

  • Në hyrjen kryesore të objektit/godinës duhet të ketë hapësirë për post pune për informacionin, rreth 10 m2;
  • Sipërfaqja e godinës, rreth 1500 m2, duhet të ketë ndarje zyrash me poste pune për drejtuesit e DPSHTRR-së;
  • Të ketë një zyrë për Drejtorin e Përgjithshëm, ku të ketë 2 poste pune dhe 3-4 priza fuqie;
  • Të ketë një zyrë për asistent, ku të ketë 1 post pune dhe 2-3 priza fuqie;
  • Të ketë një zyrë për zëvendës Drejtor të Përgjithshëm, ku të ketë 3 poste pune dhe 6-7 priza fuqie;
  • Të ketë një zyrë për Drejtor Kabineti, ku të ketë 1 post pune dhe 2-3 priza fuqie;
  • Të ketë një zyrë për Kabinetin e DPSHTRR-së, ku të ketë 5 poste pune dhe 10-20 priza fuqie;
  • Të ketë ambient për protokollin e institucionit, për dokumentet hyrëse dhe dalëse që marrin numër protokolli;
  • Të ketë ambient të konsiderueshëm për arkiv, rreth 50 m2, për ruajtjen e dokumenteve hyrëse/dalëse të administratës, ku të ketë 1 post pune dhe 2-4 priza fuqie; 
  • Të ketë ambient për arkivin e DRM dhe DDM; 
  • Në total të ketë minimumi 140 poste pune (me post pune nënkuptohet blloku prej 2 priza fuqie dhe 1 prizë rrjeti informatik). 

Dokumentacioni që ofertuesit duhet të paraqesin për konkurrim janë:

  • Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim; 
  • Certifikatë/vërtetim pronësie të noterizuar, si dhe planimetri; 
  • Oferta për vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2, me afat rreth/prej 2 (dy) vjet; 
  • Vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka subjekti konkurrues. Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e konkurruesit, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë; 
  • NUIS, certifikata e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit të subjektit në QKB, në rast se është person fizik apo juridik; 
  • Vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore, taksat vendore, si dhe sigurimet shoqërore; 
  • Vërtetime nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka proces gjyqësor në lidhje me aktivitetin.

Ky dokumentacion të paraqitet në një zarf të mbyllur, nënshkruar nga ofertuesi, me mbishkrimin “Ofertë për dhënie me qira” dhe i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në datën dhe orën e hapjes së konkurrimit. Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit. 

Dokumentet duhet të jenë origjinale ose fotokopje e noterizuar. 

Mosparaqitja e njërit prej dokumenteve të mësipërme, përbën kusht skualifikimi. 

Vendi i zhvillimit të konkurrimit: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me adresë: Rr. “Muhedin Llagani”, Nr. 10, Tiranë, Tel: +355 69 801 5 833, Fax: +355 (0) 4 2238175; 

Oferta dorëzohet nga të interesuarit/konkurrentët, fizikisht, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar për zhvillimin e konkurrimit. 

Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave konkurruese  do të jetë datë 31.10.2022, ora 12:00. 

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga