Konferenca Shqiptaro-Greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore" Bashkëpunim midis DPSHTRR dhe Ambasadës Greke në Shqipëri

You are here

Të motivuar e të përkushtuar për të sjellë një frymë ndryshimi në qasjen ndaj sfidës së kohës për uljen e aksidendeve rrugore dhe rritjen e vetëdijes së përdoruesve të rrugës, Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugor organizon për herë të parë Konferencën shqiptaro-greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore” në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri, me të ftuar specialë përfaqësues të lartë nga institucionet greke të fushës së transportit rrugor dhe të edukimit për trafikun dhe sigurinë rrugore.

Një takim i përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë së bashku me aktorë të shquar nga grupet e interesit, për të diskutuar mbi situatën aktuale të sigurisë rrugore në të dyja vendet fqinje, me qëllim nisjen e bashkëpunimit për promovimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta edukative mbi sigurinë rrugore dhe kulturën e trafikut, në një horizont rajonal e evropian.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”