KONTROLLI TEKNIK: Raportimi (4 muaj) QERSHOR-SHTATOR 2021!

You are here

   

Nga data 31/5 - 30/9 janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 130,193 mjete, nga të cilat:
90,380 Automjete (4+1-8+1) ose 69.4%!
24,364 Kamion (18.7
7,253 Motomjete (5.6%)
4,632 Autobus (3.5%)
3,086 Rimorkio (2,4%)
478 Mjete ndërtim/punë toke (0.4%)
36,610 (28% e totalit te mjeteve) janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj! Infografikat pasqyrojnë shkaqet e testeve ngelëse, numrin e ritestimeve dhe volumin sipas QKT-ve! Rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk e kalojnë dot më Testin e Kontrollit. Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore dhe kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi! Kodi rrugor, neni 71, pika 5 dhe neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale! Penalizimet: masa, gjoba, pezullim licensash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi! Denonco çdo anomali të mjeteve rrugore në webin tonë: www.dpshtrr.gov.al