KONTROLLI TEKNIK: Raportimi QERSHOR-TETOR 2021!

You are here

   

KONTROLLI TEKNIK: Raportimi (5 muaj nga rifillimi i shërbimit) QERSHOR-TETOR 2021!
 Nga data 31/5-31/10 janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 156,254 mjete, nga të cilat:
Automjete (4+1/8+1) 69.4%
Kamion 19%
Motomjete 5.7%
Autobus 3.1%
Rimorkio 2,4%
Mjete ndërtim/punë toke 0.4%
 43,457 (27.8% e totalit te mjeteve) janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj! Infografikat pasqyrojnë shkaqet e testeve ngelëse, numrin e ritestimeve dhe volumin sipas QKT-ve!
Rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës NUK E KALOJNË dot më Testin e Kontrollit Teknik! NGELËSA në Kolaudim! Jo më RREZIK e NDOTJE në qarkullim!
RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI! Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE! Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI!
DENONCO ÇDO ANOMALI të mjeteve rrugore në webin tonë:

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga