KUJDES - Siguroni fëmijët në ulëset përkatëse dhe gjithmonë lidhni rripin e sigurisë

You are here

Një numër i madh prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë ose duke i ulur fëmijët në sediljet përpara.

A E DINI SE:

Përdorimi i ndenjëseve për fëmijë redukton mundësinë për dëmtime fatale te foshnjat me 71%.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësise, 500 fëmijë humbin jetën çdo ditë nga aksidentet rrugore.

Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ju bën thirrje të gjithë prindërve që:

Kur udhëtoni me familjen, merrni masat që fëmija juaj të jetë sa më i sigurt!

Përdoreni gjithmonë ndenjësen për fëmijë në çdo udhëtim!

Zgjidhni një ndenjëse të përshtatshme, sipas peshës dhe gjatësisë së fëmijës!

Zgjidhni një model të certifikuar, që përmbush standardet e nevojshme të sigurisë (etiketë E që tregon se përmbush Standardin ECE të Kombeve të Bashkuara)!

Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore. 

Jep kontributin tënd, shpëto jetë!

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #SiguriaRrugore #EdukimiRrugor


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”