Mos pini alkool kur drejtoni mjetin!

You are here

Larg alkoolit dhe çdo substance psikotrope kur drejton mjetin rrugor ose kur del në rrugë, edhe si pedalues a këmbësor

Vetëm në Europë dhe SHBA sëbashku, alkooli në timon vret çdo vit ~20,000 individë (~30% e fataliteteve)

Drejtuesi i mjetit nën efekt alkooli e rrit me ~17 herë rrezikun që të bëhet pjesë e një aksidenti me pasoja fatale për atë, pasagjerët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës

  •  ~45% e fataliteteve nga aksidentet rrugore rezultojnë të dehur apo nën efekt alkooli ose substancash psikotrope (në vendet me më pak vite eksperiencë automotorizimi dhe më të pazhvilluara!)
  •  ~30% e aksidenteve rrugore kanë shkak alkoolin, në timon ose si përdorues i rrugës, pedalues apo dhe këmbësor

Alkooli vret edhe nëse nuk je në timon:

  • ~50% e këmbësorëve që pësojnë fatalitete nga aksidente rrugore rezultojnë se kanë qenë të dehur

Mbi nivelin 0.2 (Gram/Litër) të alkoolit në trup rritet ndjeshëm rreziku për të shkaktuar aksidente rrugore

Në Shqipëri niveli 0.2-0.5 G/L përbën kundravajtje administrative për drejtuesin e mjetit! Mbi 0,5 G/L është vepër penale

Siguria vjen e para.

Mos pi alkool dhe asnjë substancë të ndaluar kur drejton mjetin rrugor.

Gjithmonë vendos rripin e sigurimit.

Respekto rregullat e qarkullimit

https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

#DPSHTRR #MIE #KëshillaSigurie #EdukimRrugor #SafetyFirst #DriveSafe #VendosniRripin #BuckleUp #NoAlcohol #JoAlkoolNëTimon #NeverDrinkDrive

Video: 

DPSHTRR: Mos konsumoni alkool kur drejtoni mjetin!