Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

You are here

Nëse jeni një i ri apo e re nga mosha 21- 26 vjeç dhe ke përfunduar ciklin e parë të studimeve  “Bachelor”, po vjen një mundësi e artë për të aplikuar  në: https://praktika.riniafemijet.gov.al që edhe ju të jeni pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Aplikimi do të qëndrojë i hapur deri më  31 korrik 2022.
Këtë vit mundësitë janë më të mëdha, pasi mes të tjerash do të përfshihen më shumë Shoqëri Tregtare dhe  Organizata të Shoqërisë Civile, si pjesë e ofertave për praktikën e punës.  

Programi Kombëtar i Praktikës së Punës do të fillojë  më datë 12 shtator 2022 dhe do të përmbyllet më 12 dhjetor 2022.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga