Siguria Rrugore me Këndin e saj Edukon në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë

You are here

Sot fëmijët mësuan si të vendosin kokoren kur pedalojmë apo udhëtojmë me scooter, si të udhëtojnë me autobus dhe si të japim ndihmën e parë. Vizatuan me ngjyra  dhe e shijuan këtë aktivitet të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë.

Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, ekipi i Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor iu bashkua nismës së #EuropeanMobilityWeek, si një projekt i përvitshëm i Komisionit Europian, që synon përmirësimin e cilësisë së jetesës duke promovuar përdorimin e transportit publik, biçikletën  e mjete të tjera alternative, dhe sigurisht ecjen.

Le të përdorim sa më pak mjetet ndotëse dhe të përqafojmë qasjet e reja të transportit që janë miqësore për ambientin.

European Mobility Week u organizua në bashkëpunim të:

Bashkia Tiranë, Erion Veliaj

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor,  Blendi Gonxhja

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Policia Bashkiake Tiranë

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit

Kryqi i Kuq Shqiptar