Thuaj Jo Alkoolit në Timon

Data e lajmit: 19 Dec 2022

A e dini se 1 nga 3 aksidente rrugore me pasojë vdekjen shkaktohet nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit? 

Nëse duhet të udhëtoni pasi keni pirë alkool, tregohuni të përgjegjshëm: mos e ngisni makinën. Merrni një taksi ose kërkojini një miku të ngasë makinën në vendin tuaj. Miq, familjarë a të afërm, mos lejoni dikë që ka pirë alkool të marrë timonin, mos udhëtoni me të si drejtues mjeti, ndalojeni të bëhet rrezik për jetën e vet dhe të të tjerëve. 

Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore. Të reagojmë ndaj personave që konsumojnë alkool në timon, të njoftojmë policinë, të mos u besojmë jetët tona. Të shmangim fatkeqësitë dhe humbjet e pakthyeshme.

Jep kontributin tënd, shpëto jetë!

 

Video: 

Jo Alkoolit në Timon!