FTESË PËR OFERTË
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Trasportit Rrugor është në fazën e përzgjedhjes të operatorëve me objekt “Për krijimin e komisionit për përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen e institucionit financiar që do të kryejë shërbimin e pagesave me karta, nëpërmjet pajisjeve elektronike POS".
Ju lutemi kërkojmë të na vini në dispozicion ofertën tuaj sipas kritereve të përcaktuara si më poshtë:
KRITERET
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është institucion shtetëror me vetëfinacim me qëndër në Tiranë e cila operon në 14 Drejtori Rajonale në rrethe si të listuara si më poshtë:
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me adresë:
Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallati “Bjorn”, Tiranë.
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë me adresë:
- Autostrada Tiranë – Durrës, Km i 7 Kashar Tiranë
- QKT ish NSHRAK Tiranë
- QKT Prezë Tiranë.
- Bulevardi Blu, Pallati i Kulturës Kamëz.
- Njësia Administrative nr.6, Kati I. Sheshi Garibaldi, Kombinat.
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat me adresë:
- Pranë Njësisë Administrative Otllak - Berat
- Lagja Çlirim, Rruga "Sadush Myftari", pranë Bashkisë Çorovodë
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Peshkopi me adresë:
- Rruga “Ismail Feta”, Rruga Parkut, Peshkopi
- Rruga Bulqizë - Peshkopi, Ndërtesa Nr.32, Bulqizë
- Rruga "Kuvendi i Dukagjinit", Burrel
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës me adrese:
- Rruga “Skurajve”, Shkozet Durrës
- “Pallati i Kulturës Kavajë”, pranë Shëtitores “Josif Buda”, kati i parë.
- Lagjia numër 1, Rruga "Marlin Barleti", pranë Prokurorisë, Krujë
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan me adresë:
- Rruga “Kasem Sejdini”, Ish Parku Komunal Elbasan
- Sheshi "Gjorg Golemi", Bashkia Librazhd
- Lagjia Pishaj, Rruga "Sali Olldashi", Gramsh.
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier me adresë:
- Rruga “Teodor II Muzaka”, Sheq i Madh Fier
- Parku i autobusave, Lushnjë
- Rruga nacionale Ballsh - Fier Km 1, Mallakastër
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër me adresë:
- Rruga Rruga "Iljaz Bobi", Gjirokastër.
- Sheshi "Abdyl Frashëri"
- Rruga: Ali Pashe Tepelena, Sheshi “Lord Bajron, Bashkia Tepelenë
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë me adresë:
- Rruga “Shëtitorja e Rilindasit”, Ish Parku i Mallrave Korçë
- Rruga "10 Dëshmorët e Pojskës", Pogradec
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Kukës me adresë :
- Ish Parku i Vjetër Kukës
- Sheshi "Azem Hajdari", zyra pranë Keshillit te Rrethit, Bajram Curri, Tropojë.
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Laç me adresë:
Rruga ”Koçekët”, Sanxhak Laç
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë me adresë:
Vrion Sarandë.
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër me adresë:
- Rruga “Rruga Pal Engjëlli”, Unaza Lindore (Përballë Ish Fabrikës së Miellit) Shkodër.
- Bashkia Koplik, Qendër, Malësia e Madhe
- Sheshi Tërbuni, Pukë
- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë me adresë:
- Lagjia 11 Janari, Rruga “Petrona Haliti”, Pusi I Mezinit Vlorë
- Rruga "Maria Dhimojani", Himarë
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor aktivitet kryesor ka shërbimet ndaj qytetarëve për pajisjen me Leje Drejtimi, Karta ADR, karta Tahografi, Regjistrimin e Mjeteve, si dhe kryerjen e Kontrollit Fizik dhe Teknik të Mejeteve. DPSHTRR është dhe agjent i Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura si dhe Taksës së Mjeteve të Luksit. Veprimtaria e saj ka një shtrirje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ka sportelet e veta në adresat e lart përmendura.
Objekti i Shërbimit Konsiston në:
- Vendosjen dhe funksionimin e pajisjeve POS në sportelet e institucionit;
- Mundësimin e pagesave elektronike nga qytetarët për detyrimet përkatëse;
- Sigurimin e funksionimit të vazhdueshëm, të sigurt dhe të monitorueshëm të shërbimit.
Komisioni ka përgatitur kriteret për kualifikimin e përzgjedhjes së Institucionit Financiar për kryerjen e shërbimit të pagesave me karta, nëpërmjet pajisjeve elektronike POS si më poshtë:
- SPECIFIKIMET TEKNIKE PËR POS (POINT OF SALE)
Në vijim listohen detajet që pajisjet POS duhet të plotësojnë:
1.1 Pajisjet e pagesave POS që përpunojnë karta duhet të jenë të certifikuara sipas EMV ((Europay, Mastercard, and Visa), të përputhshme me PCI DSS dhe me rregulloret bankare kombëtare, me qëllim garantimin e sigurisë dhe ligjshmërisë së transaksioneve. Këto standarde nuk e zëvendësojnë njëri‑tjetrin, por funksionojnë si shtresa të ndryshme sigurie që duhet t’i plotësojnë të gjitha pajisjet që pranojnë pagesa me kartë.
Sipas standardit EMV
- Specifikimesh për kartat me çip dhe pajisjet e pranimit (POS, ATM), për të siguruar interoperueshmëri dhe mbrojtje kundër kopjimit të kartave. Për pajisjen, kjo nënkupton terminal “EMV chip‑enabled” (lexim çipi/kontaktless) të testuar dhe miratuar nga EMVCo dhe nga rrjetet e kartave (Visa, Mastercard,etj.).
Sipas standardit PCI DSS për pajisjet
- PCI DSS standardi i sigurisë së të dhënave të kartave; i cili garanton që që të dhënat e mbajtësit të kartës të jenë të enkriptuara në ruajtje dhe gjatë transmetimit dhe që terminalet të jenë të mbrojtur nga ndërhyrjet fizike.
- Pajisjet duhet të jenë PTS‑approved (PCI PTS POI) dhe të menaxhohen sipas kërkesave PCI DSS: ndryshim i fjalëkalimeve të paracaktuara, inventar i plotë i pajisjeve, aplikim i përditësimeve të sigurisë dhe monitorim ndaj manipulimit.
Sipas standardit EMV – PCI DSS
- EMV mbi sigurinë e transaksionit (çipi, kryptografia, autentikimi i kartës), ndërsa PCI DSS fokusohet në mbrojtjen e të dhënave të kartës në gjithë mjedisin e tregtarit apo institucionit financiar.
- Përdorimi i pajisjeve EMV nuk e zëvendëson pajtueshmërinë PCI DSS; të dy standardet duhet të zbatohen paralelisht për të reduktuar mashtrimet dhe rrjedhjet e të dhënave.
1.2 Pranimin e kartave të debitit dhe kreditit;
1.3 Pagesa pa kontakt (NFC);
1.4 Printer termik të integruar;
1.5 Tastierë fizike ose ekran me prekje;
1.6 Bateri me autonomi minimale 6–8 orë;
1.7 Mundësi lidhjeje Ethernet, Wi-Fi dhe GSM/GPRS/4G;
1.8 Pajisje të përshtatshme për përdorim intensiv në sportele publike;
1.9 Mirëmbajtja e POS të ofrohet pa kosto mujore/vjetore;
1.10 Trajnim fillestar për stafin e institucionit;
1.11 Manual përdorimi në gjuhën shqipe;
1.12 Banka ofron mirëmbajtje teknike dhe asistencë telefonike 24/7;
1.13 Zëvendësim pajisjeje në rast defekti.
- Zgjidhje: deri në 7(shtatë)ditë nga momenti i raportimit.
Institucioni financiar duhet të ofrojë raporte periodike që përfshijnë:
2.1 Numrin e transaksioneve;
2.2 Vlerën totale të tyre;
2.3 Datën dhe orën e kryerjes;
2.4 Identifikimin e pajisjes POS;
2.5 User për mundësimin (për të kontrolluar) transaksionet e POS-ve;
2.6 Raportet duhet të jenë të eksportueshme në PDF dhe/ose Excel, për qëllime monitorimi, kontrolli financiar dhe auditimi. Forma e gjenerimit/dërgimit te raporteve mund të kryhet edhe nepërmjet kanaleve zyrtare email/postë ose Portal i Institusionit financiar.
Institucioni financiar duhet të sigurojë:
2.7 Kriptim të të dhënave të transaksioneve;
2.8 Që sdo të ketë kopjim të të dhënave të kartës;
2.9 Mbrojtje ndaj ndërhyrjeve;
2.10 Gjurmueshmëri të plotë të transaksioneve për qëllime kontrolli dhe auditimi;
2.11 Transportin dhe instalimin e pajisjeve;
2.12 Konfigurimin fillestar;
2.13 Testimin funksional;
2.14 Vënien në funksion të plotë operativ.
KUSHTE FINANCIARE:
Komision preferencial për çdo transaksion të përpunuar në terminal.
Afati i kreditimit të shumës në llogari: brenda 2 dite pune nga procesimi i transaksionit.
Nuk ka komision shtesë për mirëmbajtje mujore.
Pajisja ofrohet nga Banka. Pasija jepet në përdorim dhe kthehet mbrapsht kur përfundon marrëveshja.
Nuk kërkohet tarifë instalimi.
Në rast ndërprerjeje të marrëveshjes, pajisja duhet të kthehet brenda 10 ditëve.
Kërkohen përafërsisht 70 Terminale POS prej të cilave 25 në qytetin e Tiranës dhe pjesa tjetër në 12 Drejtoritë Rajonale, me të drejtë shtese apo pakësimi në varësi të kërkesës së Institucionit;
Vlera orientuese e arkëtimeve vjetore të realizuar nga qytetarët përmes terminaleve të POS-it është rreth 3,000,000,000 lek.
LËVRIMI I PAJISJEVE POS
Afati i lëvrimit për instalimin e pajisjeve POS do të realizohet brënda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës.
Autoriteti Kontraktor rezervon të drejtën në çdo kohë të bëjë verifikimin për origjinalitetin e produkteve të ofruara si dhe të drejtën e kthimit të mallit në çdo kohë nëse pajisjet POS shfaqin probleme.
- KRITERET PËR PJESEMARRJE, KUALIFIKIM DHE VLERESIM TE OFERTES
DPSHTRR kualifikon në këtë procedurë çdo kandidat ose ofertues vetëm kur ai plotëson kriteret si me poshtë:
A. Ofertuesi paraqet dokumentacionin provues si më poshtë:
- Vërtetimin nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit;
- Certifikatën e regjistrimit në organin tatimor ose NIPT-in.
- Institucioni financiar duhet të jetë i licencuar nga Banka e Shqipërisë si “Banka të Nivelit të II-të”.
- Institucioni financiar duhet të jetë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të pagesave Visa dhe/ose Mastercard, vërtetuar kjo me formular vetëdeklarimi nga administratori.
- Institucioni financiar duhet të ketë përvojë në ofrimin e shërbimeve POS. Ofertuesi duhet të paraqesë dëshmi për shërbime të realizuara gjatë tri viteve të fundit nga data e zhvillimit të Ankandit ku të pasqyrohen data, vlera, sasia për mallrat/ shërbimet e shitura, si dhe fakti i realizimit të shërbimit në cilësi.
- Institucioni financiar duhet të ketë përputhshmëri të plotë me PCI DSS Payment Card Industry Data Security Standard;
Afati kohor për dorëzimin e ofertave skadon më 02.02.2026 (dd/mm/vv) ora 10:00. Ofertat e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i rikthehen të pahapura Kandidatëve pjesëmarrës.
Vendi i Dorëzimit: Në formë shkresore pranë DPSHTRR Tiranë, me adrese: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallati “Bjorn”, Tiranë.
Hapja publike e ofertave do të kryhet më 02.02.2026 (dd/mm/vv) ora 10:00, në zyrat e DPSHTRR-së.
Personi i kontaktit për DPSHTRR do të jetë Klodjana Skura – Klodjana.Skura@dpshtrr.gov.al.
Ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre të jenë të paisur me Autorizim përkatës përfaqësimi të cilët duhet të jenë të pranishëm në hapjen e ofertave.
Informacioni që komunikohet gjatë hapjes publike të ofertave duhet t’i komunikohet të gjithë Kandidatëve pjesëmarrës të pranishëm.
Kandidatët duhet të dorëzojnë vetëm ofertën origjinale të futur në një zarf jotransparent, të mbyllur, të vulosur dhe firmosur me emrin dhe adresën e Ofertuesit dhe të shënuar:
"Ofertë për Përzgjedhjen e institucionit financiar që do të kryejë shërbimin e pagesave me karta, nëpërmjet pajisjeve elektronike POS.” “Mos e hapni ofertën, me përjashtim të rasteve kur është i pranishën komisioni i përzgjedhjes së institucionit financiar, dhe jo para 02.02.2026 (dd/mm/vv) ora 10:00”.