KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - DHËNIE ME QIRA E AMBIENTEVE PËR SHËRBIM KATERING - DRSHTRR TIRANË

You are here

SHPREHJE INTERESI
DHËNIE ME QIRA E AMBIENTEVE PËR SHËRBIM KATERING

DRSHTRR TIRANË

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë (DRSHTRR Tiranë) ka filluar proçedurat për dhënien me qira të ambienteve për shërbim katering (mensë).

Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për ambientet e DRSHTRR Tiranë (Autostrada Tiranë – Durrës, km 7) dhe DRSHTRR Tiranë në Fushë-Prezë;

  • Ambientet e DRSHTRR Tiranë (Autostrada Tiranë – Durrës, km 7) me sipërfaqe 33.08 (tridhjetë e tre pike zero tetë) m2.
  • Ambientet DRSHTRR Tiranë në Fushë Prezë me sipërfaqe 58 (pesëdhjetë e tetë) m2.

Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjeçar. Ambienti është i përshtatshëm për tu pajisur me tavolinë ngrënie dhe karrige brenda DRSHTRR Tiranë në autostradën Tiranë Durrës km 7 dhe DRSHTRR Tiranë në Fushë-Prezë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:

  • Ofrimin e shërbimit Katering për punonjësit e Drejtorisë.
  • Respektimin maksimal sipas të gjitha rregullave higjeno-sanitare gjatë ofrimit të shërbimit dhe konsumimit të tij.
  • Mirëmbajtjen e ambientit dhe mobiljeve.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumenteve të mëposhtëm:

  1. Kërkesë e subjektit për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet, qëllimi i marrjes në përdorim të pronës shtetërore, sipas planit të biznesit.
  2. Formulari i cmimit të ofertës financiare duke përcaktuar vlerën qirasë të përllogaritur pa TVSH dhe me TVSH, për muaj/vjetore për m2 me afat një vjeçar.
  3. Planbiznesin e hollësishëm për vënien në funksionim të objektit, në të cilin duhet të përfshihet informacioni i mëposhtëm:
    • Identiteti i subjektit kërkues, historiku i aktivitetit që kryen;
    • Përshkrimi i projektit të investimit, i punimeve që do të realizohen, i shërbimeve që do të ofrohen, i burimeve financiare të investimit;
    • Niveli i punësimit, që do të realizohet sipas fazave kohore të përcaktuara
  4. Deklaratat në formën e vetëdeklarimit, si më poshtë vijon:
  •  Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues; Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklaroj se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 8788 datë 07.05.2001” Për organizatat jo Fitimprurëse”
  • Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore;
  • Deklaratë për administratorin, ortakët, dhe subjektin juridik ofertues, nëse është në ndjekje penale, si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin; Për shtetasit/subjektet e huaja duhet të dorëzohet deklaratë e përfaqësuesit ligjor mbi gjëndjen gjyqësore civile dhe penale
  • Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira ose enfiteozë në objekte, pronë shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt, të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore;
  • Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve dokumentacionin e dorëzuar në konkurrim.
  1. Liçensë, Kodi II.a.A (1) lëshuar nga QKB.
  2. Akt miratimi higjeno –sanitar lëshuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
  3. Operatori ekonomik duhet të paraqesë një çertifikatë qe vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqerisë, ISO 22000:2018. Çertifikata të jetë e lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohura nga Republika e Shqipërisë.

Kopje të Certifikatës elektronike për Fiskalizim dhe Kopje te vlefshme të Kontratës së lidhur me Shoqërinë e Certifikuar për zgjedhjen e software-ve në përdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë fatura nëpërmjet zgjidhjes software-ike.

Subjekti/ personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira.

Mosparaqitja e njërit prej dokumenteve të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi si dhe dokumentacioni duhet të jetë i vulosur, origjinal ose kopje e noterizuar dhe të dorëzohet në zarf të mbyllur fizikisht, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë Durrës km 7.

 

Ofertat tuaja duhet të paraqiten në rrugë shkresore në datën 29.05.2026 ora 10:00 pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën e sipërcituar.

Foto: