Kërkesë për Shprehje Interesi - DRSHTRR Korçë

You are here

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë, për vazhdimin e funksionimit të aktivitetit të saj në qytetin e Pogradecit, kërkon të marrë ambient me qira në qytetin e Pogradecit. 

Kërkojmë që ambienti të jetë i përshtatshëm për funksionimin e dy sporteleve të shërbimit me qytetarët. 

Zyra të jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit, ku të ketë komunikim me rrugët urbane kryesore. Sipërfaqja e objektit të jetë jo më pak se 50m2, me kushte të nevojshme si dhe të ketë facilitete të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme (lidhja me energji elektrike, ujësjellës kanalizime, telefoni, internet). 

Të interesuarit të depozitojnë dokumentat e pronës, çmimin e ofertës brenda datës 17.08.2023. 

Publikuar më datë 10.08.2023.

Foto: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga