KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - DRSHTRR KORÇË

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
DRSHTRR KORÇË

 

Me qëllim vazhdimin e punës në Zyrën e Shërbimeve Pogradec për ambjentet e zyrave ku  ushtrohet veprimtaria e DRSHTRR Korçë, kërkojmë të fillojmë proçedurat duke zbatuar të gjitha aktet ligjore e nën ligjore në fuqi për marrjen me qera të ambjenteve ,për ushtrimin e aktivitetit të Drejtorisë tone.
Zyra të jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit ku të ketë komunikim me rrugët urbane kryesore, sipërfaqja e objektit të jetë jo më pak se 50 m 2, kushte të nevojshme si të ketë facilitate të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme ( lidhja me enrgji elektrike, ujësjellës kanalizime,telefoni,internet.
Në rast se ju dispononi një ambient që plotëson kriteret e mësipërme dhe mund të merret me qira nga DRSHTRR-Korce jeni të lutur të shprehni interesimin tuaj nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm:
•     Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
•     Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2, me afat 1-vjeçar.
•     Deklaratën noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konftikt me palë të treta;
•     NIPT/NUIS-i certifikata e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit të subjektit në QKB (në rast se është person fizik apo juridik).
•     Fotokopje e letër njoftimit elektronik.
•     Vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore nëse është subjekt juridik.
•     Vërtetim nga njësia vendore përkatëse se nuk ka detyrime për taksat vendore.
•     . Kartela e pasurisë të jetë e rifreskuar brenda 3 muajve të fundit.
•     Planimetrinë e zgjidhjes teknike për sipërfaqen që jepet me qira, nëse është rasti.
•     Deklaratë për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe kërkesave të kërkuara.
Mos paraqitja e njërit prej dukumentave  të mësipërme, përmban kusht skualifikues.
Komisioni i negocimit rezervon të drejtën për verifikimin ne vend të ambientit me kriteret e kërkuara para marrjes se një vendimi përfundimtar.
 
Të interesuarit të depozitojnë dokumentat e pronës, çmimin e ofertës brenda datës 21.08.2025.

Për sa më sipër kërkojmë të bëhet shpallja në faqen zyrtare të internetit të dpshtr.gov.al me specifikimet e sipërpërmendura.

Foto: