KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - Ofrim ambient me qira pranë DPSHTRR

You are here

 

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

 

Bazuar në VKM nr. 54 datë 05.02.2014 ”Për përcaktimin e kritereve të proçedurës e të dhënies me qira ose enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore” të ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka filluar procedurat për dhënien e ambienteve me qira për vendosjen e aparateve (makineta) të shpërndarjes automatike të pijeve të ngrohta, të ftohta etj, me qëllim përdorimin e tyre nga personeli dhe nga qytetarët.

Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin dhe të paraqesin ofertat për secilin nga ambientet me sipërfaqe dhe vendndodhje si më poshtë;

· 3 m2 do të jenë në ambientet e DPSHTRR në adresën Bulevardi “Gjergj Fishta”, pall.Bjorn, Tirane.

Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjecar.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë do të jenë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet kerkeses dhe paraqitjes së dokumentacionit, si më poshtë;

 

· Kërkesë me shkrim për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet qëllimi i marrjes në përdorim të pronës, sipas planit të biznesit.

· Formulari i cmimit të ofertës për ambientin përkatës duke përcaktuar vlerën financiare pa TVSH dhe me TVSH për detyrimin mujor/vjetor të qirasë për m2 me afat një vjeçar. (12 muaj)

· Planbiznes i hollësishëm për vënien në funksionim të sipërfaqes, duke përfshirë:

· Identiteti i subjektit kërkues, historiku i aktivitetit që kryen;

· Përshkrimin e projektit të investimit dhe punimeve;

· Shërbimet që do të ofrohen;

· Deklarata vetëdeklarimi, që të përfshijë:

· Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues. Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklaroj se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 80/2021” Për regjistrimin e organizatave jo Fitimprurëse” i ndryshuar;

· Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore;

· Deklaratë për administratorin dhe për subjektin juridik ofertues, nëse është në ndjekje penale, si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin; Për shtetasit/subjektet e huaja duhet të dorëzohet deklaratë e përfaqësuesit ligjor mbi gjëndjen gjyqësore civile dhe penale.

· Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira ose enfiteozë në objekte, pronë shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore;

· Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve në dokumentacionin e dorëzuar në konkurrim.

· Operatori ekonomik duhet të paraqesë një çertifikatë qe vërteton cilësinë e menaxhimit të shoqerisë, ISO 22000:2018. Çertifikata të jetë e lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohura nga Republika e Shqipërisë.

· Liçence, Kodi II.a.A (1) lëshuar nga QKB.

· Kartelë e Detajuar (skedë teknike) e makinetave ku të këtë të dhëna mbi konsumin e energjisë elektrike.

Subjekti/ personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër si dhe në rast konstatimi të të dhënave të rreme, në çdo rast, komisioni e skualifikon subjektin konkurrues.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet elektronikisht, në DPSHTRR me objekt “Kërkesë per shprehje interesi dhe dorezim dokumentacioni për marrje me qira ambienti”, dokumentacion i cili duhet të jetë original ose i njësuar me origjinalin, i nënshkruar dhe i vulosur në çdo faqe nga përfaqësuesi ligjor ose personi i autorizuar i subjektit pjesëmarrës në procedurë.

Ofertat tuaja duhet të paraqiten elektronikisht brenda dates 21.09.2026 pranë postes elektronike Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me adrese dpshtrr@dpshtrr.gov.al

Foto: