Aktivitete & Nisma të Gjelbra

You are here

Dita ndërkombëtare e tokës!

Data e lajmit: 23 Apr 2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kujtojmë se çdo veprim i vogël për të ruajtur dhe mbrojtur natyrën, është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë! 

 



E diela vjen ndryshe për ekipin e Sigurisë Rrugore!

Data e lajmit: 15 Apr 2024

E diela vjen ndryshe për ekipin e Sigurisë Rrugore!

Me "Shtegun e Gjelbër" në Qendrën e Tiranës, në një panair fokusuar sigurisë rrugore, dhe pedalimit të sigurt me biçikleta!

Në një botë ku makinat, biçikletat dhe këmbësorët ndajnë rrugët, një sjellje e përgjegjshme dhe respekti për rregullat e trafikut janë thelbësore për të siguruar që të gjithë të arrijnë në destinacionin e tyre të sigurt!



STATISTIKA E MJETEVE ELEKTRIKE PËR MUAJIN JANAR 2024!

Data e lajmit: 20 Feb 2024

Statistikat e Janar 2024 tregojnë një trend pozitiv në preferencat e blerësve shqiptarë, si në llojin e mjeteve ashtu dhe në tipologjinë e tyre kundrejt ndotjes së ambjentit.

Nga ku vihet re se:

Plus 261 është numri e mjeteve të regjistruara All-Electric për Janar 2024, 770% më shumë krahasuar me 2023.

Nga totali i mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë:



Dita Ndërkombëtare e Mjedisit!

Data e lajmit: 07 Jun 2023

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me një mision të përbashkët, atë për një komunitet të shëndetshëm në një mjedis të pastër, u angazhuan në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit. Pylli i Sodës, Pylli i Semanit, Shiroka, Plazhi i Talës, Kalaja e Beratit, zonat e plazhit, qytetet e rrugët kryesore, peisazhet, janë më të pastra dhe gati për të pritur turistët e për të treguar se mund të kujdesemi për natyrën dhe mjedisin ku jetojmë. Faleminderojmë ekipin e DPSHTRR, së bashku për një të ardhme të shëndetshme.



Dita Botërore e Pastrimit

Data e lajmit: 26 Sep 2022

Në vijim të fushatës të Ditës Botërore të Pastrimit, e cila synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja, bëri bashkë si pjesë të aksionit të pastrimit të gjitha Drejtoritë Rajonale nga veriu në jug të Shqipërisë, si dhe punonjës nga Ambasada Ukrainës, Njësia Administrative numër katër në Tiranë, duke dhënë mesazhin se një mjedis i pastër është përgjegjësi qytetare.

Mjedisi i pastër - përgjegjësi e të gjithëve.



Siguria Rrugore në South Outdoor Festival, Borsh!

Data e lajmit: 26 Apr 2022

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve e Transportit Rrugor ju fton të vini në Borsh!


RAPORTI VJETOR 2021!

Data e lajmit: 16 Feb 2022

   



MIE autorizon njohjen nga DPSHTRR të çdo dokumenti origjine në gjuhën angleze!

Data e lajmit: 19 Jan 2022

    Tjetër RISI e LAJM I MIRË nga DPSHTRR! Eliminojmë angari, kohë pritjeje e sidomos kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë!



Këndi i Sigurisë Rrugore në shkollën “Ernest Koliqi”!

Data e lajmit: 15 Oct 2021

   



Aktivitet në Këndin e Sigurisë Rrugore në Vlorë!

Data e lajmit: 23 Sep 2021

   



Dita Ndërkombëtare e Pastrimit!

Data e lajmit: 18 Sep 2021

   



Aktivitet në Këndin i Sigurisë Rrugore në Vlorë!

Data e lajmit: 17 Sep 2021

   



Inspektim në territorin e AUTOMOTOPARK-ut në Elbasan!

Data e lajmit: 14 Sep 2021

    Me këmbë në tokë, aty ku do të ngrihet Automotoparku i parë shqiptar dhe më i madhi në rajon, Krastë, Elbasan!



Vijojnë punimet në kantierin e DRSHTRR Korçë!

Data e lajmit: 14 Sep 2021

   



Mbjellja e 250 fidanëve në Tarabosh - DRSHTRR Shkodër

Data e lajmit: 01 Apr 2021

Dhurata më e bukur për të ardhmen është pasurimi i natyrës.
Një falënderim i veçantë për iniciativën dhe kontributin e vyer që  punonjësit  e DRSHTRR Shkodër, dhanë me mbjelljen e më shumë se 250 fidanëve, në Tarabosh.

Për më shumë, shiko në:

https://www.dpshtrr.al/te-reja/evente/mbjellja-e-250-fidaneve-ne-tarabos...



Dita Botërore e Pastrimit - Rrugë të Pastra!

Data e lajmit: 16 Sep 2020

Më 19 Shtator, bëhu pjesë e njerëzve të cilët e duan natyrën!
Bashkohu në aksionin më të madh mjedisor në botë - Dita Botërore e Pastrimit!

Dita e Botërore e Pastrimit, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.



“Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë - 22 Nëntor 2019”

Data e lajmit: 15 Sep 2020

DPSHTRR i bashkohet nismës GREEN "Ta Pastrojmë Shqipërinë në një ditë"!

Një histori unike dhe frymëzuese e cila flet sesi një grup të rinjsh u bashkuan, për të organizuar aksionin më të madh qytetar në Shqipëri. Vullneti i tyre dhe vendosmëria për të mposhtur çdo paragjykim, bëri të mundur aktivizimin e 147.000 pjesëmarrësve në aksionin e parë kombëtar të pastrimit.



“Dita Botërore e Pastrimit - 21 Shtator 2019”

Data e lajmit: 15 Sep 2020

Pavarësisht fundjavës kaotike nga tërmeti, dëshirojmë të falenderojmë stafin e përkushtuar të 13 drejtorive tona rajonale, rreth 350 punonjës, të cilët iu bashkuan vullnetarisht nismës ''Ta Pastrojmë Shqipërinë'' për datën 21 Shtator, Ditën Botërore të Pastrimit, si reagim qytetar pas thirrjes nga Green Line Albania! Krenarë për punonjësit tanë solidar në kauzat qytetare dhe mjedisore!