Fiskalizimi i DPSHTRR

Data e lajmit: 29 Aug 2022

Brenda Shtatorit do të bëhet aktiv sistemin e ri integral të financës, pagesave, ndërveprimeve digjitale për kalimin në një stad shumë më të lartë operacional shërbimi e aktiviteti.

Nga një epokë gjysëm analoge kalojmë në program e module menaxhimi informatik të arkëtimit e faturimit, të raporteve për çdo transaksion, të pagesave e bilanceve, të administrimit në kohë reale të çdo shkëmbimi të dhënash brenda apo jashtë entit, me çdo sektor, rajonale apo subjekt të tretë.

Implementimi ka nisur me trajnime të ekipit, përditësime mbi praktikat e reja dhe testimin e platformës së re të fiskalizimit pas instalimit edhe të infrastrukturës së re logjistike, me serverat e rinj të kapaciteteve të duhura për volumin në rritje të veprimtarisë së entit.

Procesim digjital i unifikuar për:

  • Menaxhimin e kontratave e aseteve;
  • Menaxhimin e buxhetit dhe investimeve;
  • Menaxhimin e raporteve financiare;
  • Debitorët, detyrimet, masat;
  • Shitjet online;
  • Burimet Njerëzore dhe pagat;
  • Aplikacionet 

Ky program i ri është i një standardi ndërkombëtar për menaxhimin e ciklit financiar dhe sinkronizimit të tij në kohe reale me drejtoritë rajonale, sistemet e tjera operacionale të DPSHTRR (si: eDPSHTRR, eDM, Kontrolli Teknik, eTransport, etj), me nivele të larta aprovimi e kontrolli të proceseve dhe raportimit financiar sipas SNRF (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar) dhe legjislacionit në fuqi.

Fotot nga trajnimi i fundjavës për Shefat e Degëve të Financës së çdo strukture të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.