2,890 Shkarkime të Aplikacionit Leje Drejtimi DPSHTRR në Play Store  dhe 13,177 Teste të Kryera Online

Data e lajmit: 30 Aug 2022

 Plot 2,890 shkarkime të aplikacionit “Leje Drejtimi DPSHTRR” në Play Store  dhe 13,177 teste të kryera online në faqen zyrtare lejedrejtimi.dpshtrr.al, janë realizuar në vetëm 2 muaj.

Nëse po mësoni për testin e teorisë që të merrni lejen e drejtimit, provoni veten me simulime online të testit zyrtar përmes aplikacionit më të ri e të shpejtë: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl...
Zhvillimi i sa më shumë simulimeve online ndihmon aplikantët të familjarizohen me testin zyrtar të teorisë për lejen e drejtimit pasi kanë zhvilluar kursin përkatës në autoshkollë.  Tregoni kujdes dhe ushtrohuni vetëm me platformat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugor sepse janë 100% të azhurnuara me fjalitë e testit zyrtar të leje drejtimit dhe evitoni simulimet jo zyrtare.
Qëllimi i  Drejtorisë së Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugor është të nxisë besimin tek edukimi, heqë frikën dhe popullarizimit të testit zyrtar.