QKT e re në Durrës!

You are here

Përfitohet një kapanon për një linjë të tërë kontrolli teknik, që do të bëhet funksionale për Qendrën e Kontrollit Teknik e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, në ndihmë të qytetarëve. Sot, falë çeljes së Arkivës së re Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku vijon magazinimi pas përzgjedhjes dhe eliminimit të materialit të tepërt, pastrimit e risistemimit, në kushtet e standardet më të larta të sigurisë e të ruajtjes! 

Fondet 100% nga vetëfinancimi si i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Akte të reja rregullatore për arkivimin mundësojnë uljen e ndjeshme të afateve të ruajtjes dhe pakësimin e arkivës fizike ndërsa numri i drejtuesve të mjeteve dhe i mjeteve rrugore rritet vazhdimisht!

Transformim epokal i infrastrukturës fizike e informatike të arkivimit për shërbimet e transportit rrugor, rikonceptim praktikash për gjithë sistemin e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, skanim e digjitalizim, thjeshtim e heqje e sa më shumë burokracive dhe letrës, me qëllim reduktimin me 80% të volumit arkivor fizik!

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”