DPSHTRR motivon sektorët me risk të lartë vështirësie!

Data e lajmit: 16 Feb 2022

   

DPSHTRR tashmë "rijetëson" çdo element të saj! Investim në kapitalin njerëzor duke motivuar dhe rregulluar pagat për sektorët me risk të lartë ekspozimi dhe vështirësie në kushte e orare. Kemi bindjen se personeli i mirëpaguar për detyrën është hapi kryesor për luftën ndaj fenomeneve negative, paralel me monitorimin dhe sistemet operative!

Mirëadministrimi në vitin e parë të shërbimit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore nga DPSHTRR dhe dispozitat e Kodit Rrugor, mundësuan një rritje me +16% rritje të pagës për Kontrollorët e ekipin Teknik përfshirë rritjen për vështirësinë në punë nga 7% në 12% të pagës! DPSHTRR motivon dhe vlerëson!