Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit Midis DPSHTRR dhe MTM për Platformën eTransport

Data e lajmit: 05 Dec 2022

Ndërsa projekti eTransport po merr jetë, falë sinergjisë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit e pasurojmë këtë investim madhor e strategjik edhe me komponentin e ndërsjelltë promovues për vetë eTransport në çdo portal e ndërfaqe shtetërore e zyrtare të sistemit të turizmit dhe anasjelltas ofrojmë përditësimin e platformës online me destinacione, eksperienca, site dhe zonat e mbrojtura, evente me interes turistik në nivel qendror dhe lokal.  Për sa më lart, në kuadrin e takimit prezantues të platformës risi për transportin publik ndërqytetës, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja,  nënshkroi  së bashku me Znj. Ledina Beqiraj, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit një Marrëveshje Bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve.