Raport mbi të Ardhurat dhe Shërbimet Janar-Nëntor 2022 

Data e lajmit: 13 Dec 2022

Gjatë 11 muajve të ardhurat dhe shërbimet kanë vijuar me rezultate rekord:

  •  81% më shumë të ardhura se në vitin 2018!
  •  11% më shumë të ardhura se në vitin 2021!
  • 1,373 qytetarë të shërbyer në orë!
  • 53% më shumë shërbime të ofruara se në vitin 2018!
  • 455,381 shërbime risi në Janar - Nëntor 2022!
  • 63% më shumë shërbime risi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021!

Rezultate të arritura falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të kushteve të punës dhe motivimit të ekipit, sporteleve virtuale, komunikimit dinamik, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës fizike, luftës ndaj rryshfeteve, uljes së debitorëve, rritjes së sigurisë, digjitalizimit, monitorimit, rendimentit, transparencës, fiskalizimit, afrimit me klientin, e që na rrisin përgjegjësinë për mbajtjen e këtij ritmi të lartë dhe shtojnë energjitë për sukses në sfidat e reja të automotorizimit shqiptar.