AUTO MOTO PARK - Elbasan

You are here

Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Elbasan, vijon vrullshëm puna me infrastrukturën ndërlidhëse dhe urbanizuese për zonën ku do të ngrihet Auto Moto Parku (AMP) i parë shqiptar, në Krastë, Elbasan. Punohet sipas projekteve të planit të ri rregullues me pritat lumore dhe akset e reja rrugore, fazë që paraprin punimet inxhenierike të Auto Moto Park, të cilat do të nisin sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së parë të garave auto-moto të certifikuar nga organet e motorsportit botëror, përfshirë edhe strukturat e tjera shumëfunksionale edukative, kulturore, formuese e rekreative, si edhe objektet e reja të shërbimeve të transportit rrugor për Qarkun e Elbasanit, që do të financohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.  Auto Moto Park, Elbasan, tashmë një vepër historike e prekshme, një kompleks fantastik i shumëpritur për komunitetin tonë të Automobilit, Garave, Mjeteve Historike, Testimit e Kualifikimeve për aftësi drejtimi mjetesh rrugore, tempull zhvillimi profesional e burim ekonomik për turizëm sportiv, automotiv e aktiv, mes natyrës e gjelbërimit.