Rikthehet RETRO Christmas në Kryeqytet më 23 Dhjetor

Data e lajmit: 23 Dec 2022

Me gëzimin e festave të fundvitit, rikthehet RETRO Christmasnë kryeqytet, zbukuruar me xixëllimin e dritave të bredhit.

E premte pasdite, 23 dhjetor, do të festojmë së bashku me pulsimin vezullues mbi mjetet historike dhe tingujt e muzikës.

Festojmë anëtarësimin e RETRO në FIVA - Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike, një moment historik për komunitetin e koleksionistëve shqiptarë.

Performancë speciale Krishtlindjesh nga vogëlushët e “Korit të Zërave të Bardhë”- Teatri i Operas dhe Baletit, për të vijuar deri në mbrëmje nën ritmet jazz & swing, 23 Dhjetor, Sheshi “Bujar Lako” (sheshi i ministrive pranë pedonales).

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugorr, ju fton të festojë Krishtlindjet Retro me ju!

Video e mëposhtme tregon momente nga Christams 2021: 

https://www.youtube.com/shorts/oDb-xfPlA1s