Konferenca Shqiptaro-Greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore”

Data e lajmit: 23 Dec 2022

Të motivuar e të përkushtuar për të sjellë një frymë ndryshimi në qasjen ndaj sfidës së kohës për uljen e aksidendeve rrugore dhe rritjen e vetëdijes së përdoruesve të rrugës! Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor organizoi për herë të parë Konferencën shqiptaro-greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore” në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri, me të ftuar specialë përfaqësues të lartë nga institucionet greke të fushës së transportit rrugor dhe të edukimit për trafikun dhe sigurinë rrugore! 

 Një takim i përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë së bashku me aktorë të shquar nga grupet e interesit, për të diskutuar mbi situatën aktuale të sigurisë rrugore në të dyja vendet fqinje, me qëllim nisjen e bashkëpunimit për promovimin dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta edukative mbi sigurinë rrugore dhe kulturën e trafikut, në një horizont rajonal e evropian

Momentet e zhvillimit të konferencës mund ti ndiqni në videon e mëposhtme: 

https://www.youtube.com/watch?v=Y7cnhB4FC9c