Raport Vjetor/ Kontrolli Teknik Janar- Dhjetor 2022

You are here

Viti 2022 ishte viti i parë i plotë për kontrollin teknik të mjeteve rrugore, qëkur shërbimi iu kthye Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo drejtori mbylli një vit sfidues sa i takon një trashëgimie shumë të hidhur “shërbimi” dhe inventarit fizik gërmadhë, famëkeq për radhët dhe fenomenet negative, gjatë të cilit u punua duke rikualifikuar njëkohësisht 11 qendra të kontrollit teknik e duke ringritur sistem, investuar në pajisje IT e riorganizuar administrativisht punën. Pa rritur asnjë tarifë testimi, duke rritur pagat dhe përmirësuar rekrutimin, ngritëm lart kushtet e punës e të shërbimit duke rindërtuar besimin e publikut tek ky sektor. Statistikat vërtetojnë rezultatet e suksesshme për kontrollin dhe zbatimin e normave për mjetet rrugore të testuara, duke mos toleruar anomalitë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për vitin 2022:

Janë paraqitur për testim 395,639 mjete, nga të cilat:

  • Automjete (4+1/8+1) 83.8%
  • Kamion 9.6%
  • Motomjete 3.7%
  • Autobusë 1.4%
  • Rimorkio 1.2%
  • Mjete ndërtimi/punime toke 0.3%
  • 122,648 (31% e totalit të mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

Një sistem i ri e-Monitorimi Interaktiv po instalohet në çdo qendër të  me kamera inteligjente dhe lexim e ruajtje automatike të pamjeve për mjetet e riskut dhe të listës së zezë.

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në https://www.dpshtrr.al/mjete/kontrolli-teknik!

 Denonco: https://www.dpshtrr.al/kont.../denonco/denonco-mjete-


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”