Takimi i Parë i Vitit 2023 me Koordinatorët e Marrëdhënieve me Publikun dhe Kryetarët e Burimeve Njerëzore të Drejtorive Rajonale

Data e lajmit: 16 Jan 2023

U mbyll një tjetër vit i suksesshëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe fillon rrugëtimi drejt sfidave të reja të shërbimit në vitin 2023. 

Në takimin e parë për këtë vit me Koordinatorët e Marrëdhënieve me Publikun dhe Kryetarët e Burimeve Njerëzore të Drejtorive Rajonale, u diskutuan pikat kryesore se ku duhet të përmirësohemi, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarin në të gjitha sportelet,

U ndanë porosi e udhëzime, mbi hapat që duhen ndjekur për një shërbim sa më cilësor, promovim dinamik informacioni mbi risitë për orientimin e publikut anembanë vendit dhe për një komunikim sa më praktik e të kulturuar.