Investime Konkrete në Sigurinë Kibernetike - Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pjesëmarrësë në seminarin 3 ditor mbi “Senior Policymaker Cyber Strategy Planning”

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është ngahera e angazhuar në marrjen e masave të nevojshme për digjitalizimin e:

  • Shërbimeve që ajo ofron ndaj qytetarëve
  • Arkivave të ruajtjes së bazës së të dhënave
  • Shërbimeve që ofrohen nga operatorët e Transportit Publik Ndërqytetas përmes platformës eTransport

Nevojat e rritura për digjitalizim të informacionit sjellin rritje të nevojës për Siguri Kibernetike, në kushtet e agjentëve keqbërës të cilët përpiqen për të vënë ne disponim në mënyre pirate informacione diskrete.

Në datat 24-26 Janar 2023 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të jetë pjesëmarrëse e Seminarit 3 ditor me temë “Senior Policymaker Cyber Strategy Planning” i cili organizohet nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (CESK) në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe MITRE Corporation.

Qëllimi i seminarit 3-ditor është finalizimi i zhvillimit të kornizave të një Strategjie Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, e cila përfshin:

  • Hartimin e qëllimeve të politikës;
  • Identifikimin e iniciativave mbështetëse për secilin qëllim;
  • Identifikimin e aktorëve për secilën iniciativë;
  • Rekomandimet për sfidat dhe tejkalimin e tyre për implementimin e aktiviteteve;