Ftesë për shprehje interesi - DRSHTRR Berat

Data e lajmit: 13 Feb 2023

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR MARRJEN ME QIRA TË PASURISË PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT TË DREJTORISË RAJONALE TË SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR BERAT(ZYRA E SHËRBIMEVE ÇOROVODË)

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Tranposrtit Rrugor Berat, është e interesuar të marrë me qira godinë/objekt për ushtrimin e  veprimtarisë së Zyrës së Shërbimeve Çorovodë duke u bazuar në kriteret e mëposhtme;

  • Afati i marrjes me qira do të jetë për një periudhë 12 muaj (një vit) .
  • Të jetë objekt ndërtimor me sipërfaqe 40 deri në 50 m2.
  • Adresa e ambientit të jetë në qendër të qytetit të Çorovodës.
  • Preferohet që ambienti të jetë në katin përdhe teknik dhe në rast se nuk ndodhet në katin përdhe teknik preferohet të jetë i pajisur me ashensor ose rampa.
  • Ambienti duhet të ketë të gjitha instalimet elektrike,ujësjellës kanalizime, facilitete të lidhjes me mjetet inxhinierike të jashtme(telefon ,internet) si edhe të jetë i siguruar furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike.
  • Ambienti duhet të ketë mundësi ajrimi si edhe kushte higjeno sanitare të mira duke ofruar në terësinë e tij imazhin e një zyre shërbimi funkisonale për ofrimin e shërbimit të shumë qytetarëve.
  • Hyrjet dhe daljet në ambient(përfshirë këtu dyer dhe dritare ) të jenë të siguruara me dryna të fortë dhe të sigurt.

 

Në rastin se ju e dispononi një ambient që plotëson kriteret e mësipërme për tu marrë me qira nga DPSHTRR Berat ,ju lutemi të shprehni interesimin tuaj nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm:

  1. Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim.
  2. Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2 me afat 12 muaj ,(një vit).
  3. Deklaratë noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konflikt me palë të treta.
  4. NIPT/NUIS ,certifikatë regjistrimi,certifikatë historike të regjistrimit të subjektit në QKB;në rast se është person fizik apo juridik.
  5. Fotokopje të letërnjoftimit.
  6. Vërtetim nga dega e tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurmiet shoqërore nëse është subjekt juridik.
  7. Vërtetim nga Njësia Vendore përkatëse se nuk ka detyrime për taksat vendore.
  8. Dokumentacion vërtetues certifikatë/vërtetim pronësie,kartelë,hartë treguese të pasurisë që pretendohet të jepet me qira ose akt-marrëveshje për administrimin e pronës në rast se ofertuesi nuk është i njëjtë me pronarin.Kartela e pasurisë të jetë e rifreskuar brenda tre muajve të fundit.
  9. Planimetrinë e zgjidhjes teknike për sipërfaqen që jepet me qira nëse është rasti.
  10. Deklarata për përmbushjen e të gjitha kritereve të mësipërme.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të kërkuar përbën kusht skualifikues.

Oferta duhet të dorëzohet fizikisht,në rrugë postare ose dorazi në DRSHTRR Berat me adresë; Pranë Njësisë Administrative Otllak- Berat, Tel,fax; 032 2 34945 dhe e-mail ; drberat@dpshtrr.gov.al.

Afati kohor për dorëzimin e ofertës konkurruese do të jetë brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i këtij njoftimi.

Data e publikimit 13.02.2023.