Masa strikte në rifitimin e Lejes se Drejtimit pas humbjes së të gjithë pikëve të saj!

Data e lajmit: 07 Mar 2023

Nga 288 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 30 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, ose 10.4%!

2 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 15-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 26 kandidatë për këtë seancë!

 

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

 

Koka bën, koka pëson!

 

Konkluzioni: Respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim

Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon!

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja!

MËSO Programin e Normave të Sjelljes dhe USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web:

https://lejedrejtimi.dpshtrr.al/test-category/5

Ose në aplikacion mobile, Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/

VLERËSO përgjegjësinë e Leje Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor!

TË UDHËTOJMË TË SIGURT! Libërthi i Shoferit: https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/te-udhetojme-te-sigurt