Nuk mund të mungojë pasioni RETRO në festën më të madhe në kryeqytet, Ditën e Verës, në 14 mars!

Data e lajmit: 13 Mar 2023

Mjete historike RETRO do të ekspozohen në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku së bashku me punishten e targave suvenir do të jemi si komunitet automotiv për publikun kurioz, brezat e rinj dhe dashamirësit e bukurisë e kujtimeve me rrota!

 

Falenderojmë koleksionistët që kanë konfirmuar mjetet pjesëmarrëse, ndërsa kanë mbetur shumë pak vende të lira, por ftojmë të gjithë të apasionuarit e botës RETRO të bëhen pjesë e këtij super eventi, me trashëgimtarët, të dashurit e miqtë, për të festuar sëbashku me party, muzikë e shumë surpriza të këndshme!