Prezantimi i platformës eTransport në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës në datat 1-4 Dhjetor 2022

You are here

Prezantimi i platformës eTransport në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës në datat 1-4 Dhjetor 2022

Për të tretin vit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ishte pjesëmarrëse e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës në datat 1-4 Dhjetor 2022 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit, me stendën më të veçantë që ky panair ka parë ndonjëherë, u prezantua faza e dytë e platformës eTransport.
 

Një investim strategjik që synon implementimin e biletimit elektronik brenda vitit 2023 dhe digjitalizimin e këtij shërbimi, instalimin e pajisjeve për transaksionet në mjete dhe terminale, si edhe ofrimin në kohë reale të aksesit të udhëtarëve, përmes aplikacioneve mobile e online, në një eksperiencë të re udhëtimi me rrjetin e linjave ndërqytetëse por edhe duke sjellë një kthesë epokale në formalizim, menaxhim transparent dhe mbështetje për operatorët dhe konsumatorin.